Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pyetur nga gazetarët për Arlind Qorin dhe lëvizjen e tij që muajt e fundit ka organizuar pensionistët në protesta kundër qeverisë. Bërisha tha se është i hapur të bashkohet me këdo shqiptar dhe këdo politikan që është kundër regjimit të Ramës.
“Cilido politikan që ndjehet i përkushtuar kundër narko-shtetit të Edi Ramës është i mirëpritur në betejën tonë të përbashkët për të përmbysur këtë regjim, për të krijuar një qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Unë personalisht, të gjitha veprimet, cilido t’i organizojë i kam përshëndetur dhe do t’I përshëndes. I vetmi kusht është t’i shoqërojë fjalët me vepra, të bashkohemi për një qëllim madhor, të shpëtojmë Shqipërinë nga ky regjim që në një mënyrë apo tjetër po shfaros farën e shqiptarëve, por e zbraz Shqipërinë” u shpreh Berisha.
Partitë e tjera në opozitë kanë intensifikuar aksionin politik kohët e fundit, duke përfituar nga faza e re politike që është krijuar me burgosjen dy drejtuesve të partive më të mëdha të opozitës, Berishën dhe Metën. Pavarësisht qëndrimit të Berishës, partitë e tjera në opozitë deri tani kanë ruajtur një distancë nga koalicioni PD-LSI.