ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika 4 hours ago
Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë 9 hours ago
Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda 13 hours ago
“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës 15 hours ago
Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024 21 hours ago
Next
Prev
Home Albania

E gjithë Saranda bëhet resort/ Dajlan Avdia i Apexit do të ndërtojë kompleks 68 hektarësh tek Kalaja e Lëkurësit 

albnews by albnews
4 November, 2024
in Albania
0
E gjithë Saranda bëhet resort/ Dajlan Avdia i Apexit do të ndërtojë kompleks 68 hektarësh tek Kalaja e Lëkurësit 
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Thuajse e gjithë zona e mbetur pa ndërtime në qytetin e Sarandës do të shndërrohet në një resort gjigand, i cili do të shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 680 mijë metrash katrorë.

Bëhet fjalë për zonën poshtë Kalasë së Lëkurësit, mbi të cilën do të ndërtohen mijëra vila dhe apartamente si dhe një hotel me 5 yje, i cili do të ketë rreth 140 dhoma gjithsej.

RelatedPosts

Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024

Berisha publikon foton: Vangjush Dako me telefon në dorë në qelinë e burgut

Rama nis fushatën në Tiranë, paradite takim me nënkryetarët e Bashkisë dhe Manastirliun, pasdite thërret deputetët dhe ministrat

E gjithë Saranda bëhet resort/ Dajlan Avdia i Apexit do të

Ndërtuesi i resortit është kompania TDT & Partners, kompania që zotërohet nga dy vëllezërit Dajlan Avdia dhe Glendi Abdi. Dajlan Avdia njihet ndryshe si ish pronari i kompanisë APEX dhe ndërtuesi i kullave ngjitur me sahatin e Tiranës.

Ky është një nga resortet më të mëdha që ndërtohet në Jug të vendit, për nga sipërfaqe e truallit në të cilin shtrihet i krahasueshëm me projektin e Alabbarit në Durrës. Por për shkak të intensitetit më të ulët, resorti i Lëkurësit do të ketë më pak sipërfaqe ndërtimore.

Resorti

Në Korrik të këtij viti, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit miratoi lejen e zhvillimit për projektin e Lëkurësit. Sipas lejes, resorti do të ndërtohet me dy faza.

Faza e parë shtrihet mbi një sipërfaqe trualli prej 155 metrash katrorë. Ajo parashikon rreth 70 mijë metër katrorë sipërfaqe ndërtimore mbi tokë dhe rreth 30 mijë metra katrorë të tjera nën tokë.

E gjithë Saranda bëhet resort/ Dajlan Avdia i Apexit do të

Pjesa tjetër e projektit ndërtohet në fazën e dytë. Sipas dokumentave të bëra publike nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, projekti parashikon ndërtimin e tipologjive të ndryshme të vilave me sipërfaqe nga 150 deri në 500 metër katrorë. Po kështu ai do të ketë palacina 5 katëshe, hotele si dhe njësi të ndryshme komerciale.

E gjithë Saranda bëhet resort/ Dajlan Avdia i Apexit do të

Resorti është projektuar nga studi spanjolle Bofill, ndërkohë që pjesë e tij ka qenë dhe studioja shqiptare Dalmat Architechture.

Kjo e fundit, kohët e fundit po shndërrohet në një nga firmat, emri i së cilës haset shpesh në lejet e projekteve madhore të firmosura nga qeveria. Studioja zotërohet nga Linda Loka, një arkitekte e re, e cila thuhet se ka miqësitë e duhura.

Toka e Vangjelit

Në nëntor të vitit 2021 familja e Vangjel Tavos themeloi një kompani të quajtur Theap Konstruksion. Objekti i kompanisë ishte sektori i ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme, ndërsa kapitali themeltar i saj ishte vetëm 100 mijë lekë.

Por pak muaj më vonë, në mars të vitit 2022, vlera e kompanisë u rrit. Familja Tavo kontriboi në natyrë duke bërë pjesë të aseteve të biznesit një sipërfaqe toke prej 33.5 mijë metrash katrorë. E regjistruar me numër pasurie 26/533, prona ndodhet në fshatin e Lëkurësit në Sarandë, poshtë kalasë së famshme të Lëkurësit, pikërisht në vendin ku do të ndërtohet resorti.

E gjithë Saranda bëhet resort/ Dajlan Avdia i Apexit do të

Në janar të këtij viti Vangjel Tavo ja dhuroi 100 për qind të aksioneve të kompanisë vëllait të tij Grigor Tavo. Ndërsa në maj, vetëm 2 muaj para zgjedhjeve të Himarës, kur zoti Tavo kishte marrë ndërkohë bekimin nga Edi Rama për të kandiduar në Himarë, familjarët e zoti Tavo e shitën kompaninë Theap Konstruksion për 3.6 milionë euro. Blerësi ishte TDT & Partners e Avdisë.

Origjina e pronës së shitur nga Tavo është e mbushur me përplasje dhe konflikte midis disa familjeve dhe shtetit. Agjencia Shtetërore e Kadastrës e ka kundërshtuar dhënien e saj tek privatët, për shkak se pretendonte se toka ishte shtet. Por falë gjykatës, Vangjel Tavo arriti të shtinte në dorë pronën, të cilët më pas ja shiti Avdisë 3.7 milionë euro.

Gjatë zgjedhjeve, teksa zoti Tavo premtonte se do të zgjidhte Çështjen e pronave në Himarë, ai u akuzua publikisht nga Omonia se tokën e Lëkurësit e ka marrë përmes dokumentave të falsifikuara. “OMONIA Himare i bën thirrje Goles të rrijë në Lëkurës qe e ka me letra fallco e të mos duket në këto anë,” thuhej në një deklaratë të shpërndarë nga kjo organizatë.

/Kapital.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika

Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika

25 September, 2025
Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë

Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë

24 September, 2025
Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda

Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda

24 September, 2025
“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës

“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës

24 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result