Ndryshime nga Ancelotti, Fonseca rikthen Leaon: Real Madrid-Milan, formacionet zyrtare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Real Madridi dhe Milani do të përballen në kuadër të rrethit të katërt të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 21:00 në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Real Madridi është favorit për këtë takim, duke ditur se luan si vendas dhe duan të dëshmojnë se e kanë lënë pas krahëve turpërimin që iu ndodhi nga Barcelona në El Clasico.

Në anën tjetër, Milani nuk është se po kalon në momentet më të mira, por që është një skuadër që përballë kundërshtarëve të mëdhenj di të dëshmohet.

Formacionet zyrtare:

Real Madrid: Lunin, Lucas V., Militao, Rudiger, F. Mendy, Tchouameni, Modric, Valverde, Bellingham, Mbappe, Vinicius Jr.

Milan: Maignan; Emerson Royal, Thiaw, Tomori, Theo Hernandez; Fofana, Reijnders; Musah, Pulisic, Leao; Morata.

Share This Article