ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane 3 hours ago
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz 3 hours ago
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi 6 hours ago
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet 7 hours ago
Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica? 14 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Bie koalicioni i Kancelarit Scholz, Gjermania përballet me zgjedhje të parakohëshme

albnews by albnews
7 November, 2024
in Bota
0
Bie koalicioni i Kancelarit Scholz, Gjermania përballet me zgjedhje të parakohëshme
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Koalicioni qeverisës i Gjermanisë ra të mërkurën pasi Kancelari Olaf Scholz shkarkoi ministrin e tij të financave dhe u hapi rrugën zgjedhjeve të parakohëshme, duke shkaktuar kaos politik në ekonominë më të madhe të Evropës, disa orë pasi Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Pas shkarkimit të Ministrit të Financave Christian Lindner të partisë “Demokratët e Lirë” (FDP), zoti Scholz pritet të kryesojë një qeveri të pakicës me Social Demokratët e tij dhe të Gjelbërit, partia e dytë më e madhe e vendit.

RelatedPosts

“Po bëjnë sikur nuk duan demokratët”, Trump sulmon ABC-në pas rikthimit të Jimmy Kimmel

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

Atij do t’i duhet të mbështetet në një shumicë parlamentare të forcave të ndryshme politike për të miratuar ligje dhe ka në plan të thërrasë një votëbesim në qeverinë e tij më 15 janar, gjë që mund të shkaktojë zgjedhje të parakohëshme deri në fund të marsit.

Kancelari Scholz tha se do t’i kërkonte kreut të konservatorëve të opozitës Friedrich Merz, që është shumë përpara në sondazhe, mbështetjen për miratimin e buxhetit dhe rritjen e shpenzimeve ushtarake.

Zoti Merz do ta japë përgjigjen në një konferencë për shtyp të enjten në mëngjes. Rënia e aleancës prej tre partish të zotit Scholz është pika kulmore e muajve të tërë mosmarrëveshjesh mbi politikën buxhetore dhe drejtimin ekonomik të Gjermanisë, ndërsa popullariteti i qeverisë ka rënë dhe forcat e ekstremit të djathtë dhe të majtë janë në rritje.

“Ne kemi nevojë për një qeveri që është në gjendje të veprojë, që ka forcën për të marrë vendimet e nevojshme për vendin tonë,” u tha zoti Scholz gazetarëve.

Kancelari Scholz tha se e shkarkoi zotn Lindner për shkak të pengesave shkaktuar prej tij lidhur me mosmarrëveshjet buxhetore, duke akuzuar ministrin se ka vendosur partinë para vendit dhe ka bllokuar legjislacione pa baza.

Veprimi i tij vjen një ditë pas zgjedhjes së republikanit Donald Trump si president në Shtetet e Bashkuara, ndërsa Evropa përpiqet të dalë me një qëndrim të bashkuar për çështje që nga tarifat e reja të mundshme nga SHBA deri te lufta e Rusisë në Ukrainë dhe e ardhmja e aleancës së NATO-s.

Kriza në qeverisje vjen në një pikë kritike për Gjermaninë, me një ekonomi në rënie, infrastrukturë të vjetëruar dhe një ushtri të papërgatitur.

Një tronditje politike mund të nxisë zhgënjimin në rritje me partitë kryesore të Gjermanisë në favor të lëvizjeve më të reja populiste, përfshirë Alternativën për Gjermaninë, (AfD) kundër emigrantëve.

Në kushtet kur Franca po përballet gjithashtu me pasiguri politike pas zgjedhjeve të parakohëshme këtë vit, problemet në dy ekonomitë më të mëdha të Bashkimit Evropian mund të pengojnë përpjekjet për të çuar më tej integrimin e bllokut në një kohë kur po përballet me sfida nga lindja dhe perëndimi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

24 September, 2025
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

24 September, 2025
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

24 September, 2025
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

24 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result