Më herët policia britanike është alarmuar, pasi jashtë Parlamentit Britanik në Londër, raportet flisnin për praninë e një personi që po ecte përreth, duke mbajtur thika.
Policia Metropolitane u mobilizua menjëherë, duke rezultuar në arrestimin e një të dyshuari, ndërsa zona u rrethua gjatë incidentit dhe hyrja në Pallatin e Ëestminsterit u mbyll.
“Policët kanë dalë në vendngjarje dhe një 34-vjeçar është arrestuar nën dyshimin për posedim të armëve në një vend publik. Ai do të dërgohet në komisariat. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftimin përkatës.
Një zëdhënës i Parlamentit Britanik tha: “Jemi në dijeni të një incidenti jashtë Portave të Carriage. Sigurimi parlamentar dhe Policia Metropolitane po merren me situatën”.
Një vlerësim fillestar nga policia tregoi se nuk kishte prova për terrorizëm.