ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Zbulimi: Njerëzit e ndezën zjarrin 350.000 vjet më herët nga sa mendohej 2 hours ago
Gjashtë shqiptarë në listën e të ndaluarve për krime të rënda në SHBA 2 hours ago
SHBA sekuestruan një cisternë nafte në brigjet e Venezuelës, Maduro: Pirateri ndërkombëtare (video) 2 hours ago
Bombardohet spitali në Mianmar, të paktën 30 viktima 2 hours ago
Trump prezanton “kartën e artë”, vizë amerikane e përshpejtuar për këdo që paguan 1 mln USD 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Zbulohen DOKUMENTET për bandat e mikrokredive, hije të forta dyshimi për vdekjen “e papritur” të agjentit të Shërbimit Sekret! Mehmet Kadrija u vra, apo…

albnews by albnews
13 November, 2024
in Albania
0
Zbulohen DOKUMENTET për bandat e mikrokredive, hije të forta dyshimi për vdekjen “e papritur” të agjentit të Shërbimit Sekret! Mehmet Kadrija u vra, apo…
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Mehmet Kadrija, një ish-punonjës i SHISH deri në verën e vitit 2023, ka ndërruar jetë papritur nga shkaqe të panjohura në moshën 59 vjeç. Nuk është e qartë nëse ai ka vdekur brenda apo jashtë ambienteve të institucionit sekret, por ajo që dihet me siguri është se Mehmeti ishte kthyer në armik të Micro Credit Albania.

Newsbomb.al ka siguruar disa dokumente që Mehmet Kadrija kishte dërguar përpara se të ndërronte jetë “papritur”, të cilat tregojnë se agjenti i Shërbimit Informativ të Shtetit përndiqej nga banda mashtruese e mikrokredive.

RelatedPosts

Europoli godet “Kartelin e Ballkanit”, të arrestuar në disa vend, sekuestrohen 5 milionë euro

Lirohet nga burgu ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka

Dhoma Amerikane e Tregtisë kundër “Paqes Fiskale”: Rrezikon konkurrencën dhe legalizimin e fondeve të dyshimta

Përmbaruesit dhe drejtuesit e tyre, u zbuluan vetëm pak muaj më parë kur Prokuroria e Tiranës nxori urdhërarrestet, por beteja e Mehmet Kadrisë me Micro Credit Albania dhe shoqëritë e tjera mashtruese të përmbarimit kishte nisur vite më parë.

Meti – si e thërrisnin kolegët – kishte nisur një betejë të guximshme kundër rrjetit famëkeq të mikrokredive, i drejtuar nga grupi MCA, i akuzuar për zhvatje dhe shkatërrim financiar.

Kolegë dhe të afërm të tij ngrenë shumë pikëpyetje për vdekjen e papritur të Mehmet Kadrisë. “Ai ishte mirë e bukur një mëngjes në një kafe përballë rrethimit të SHISH, kur pas disa orësh dëgjuam që kishte vdekur pa asnjë shkak. U varros në fshatin e tij pa marrë vesh arsyen e vdekjes…”

Megjithëse informacioni nga SHISH mbahet hermetik, burimet tregojnë për një përplasje të ashpër që Mehmet Kadrija kishte me MCA. “Këtë e dinte gjithë SHISH se ata e kishin përndjekur deri në punë…”

Dhjetëra dokumente që Mehmeti i ruante me fanatizëm janë gjetur nga familjarë pas vdekjes së tij. Kadrija në dy raste ngre akuza të rënda me denoncimet e bëra nga ai vetë një vit para se të ndërronte jetë. Në denoncime shkruhet historia e mikrokredive e futur brenda rrethimit sekret të SHISH. Ai u persekutua pa asnjë frikë nga MCA, edhe pse ishte punonjës në detyrë i shërbimit sekret.

Letrat që ka lënë pas vdekjes Mehmet Kadrija kanë fjetur në institucionet më të larta të shtetit, duke përfshirë Kryeministrinë, Ministrinë e Drejtësisë dhe askush nuk foli derisa punonjësi i SHISH vdiq nga “shkaqe të panjohura.”

Rasti i Mehmet Kadrisë, punonjës i Shërbimit Informativ Shqiptar, i cili ndërroi jetë para se të gjente të drejtën e tij, ringjall frikën dhe dyshimet për fuqinë e errët të bandave të mikrokredive në Shqipëri.

Mehmeti akuzoi para vdekjes praktikat shfrytëzuese të rrjetit të mikrokredive duke denoncuar mënyrën sesi ato vepronin në mënyrë abuzive. Si bllokonin të ardhurat duke shkatërruar jetën personale dhe deri atë profesionale. Por pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për të kërkuar ndihmë nga institucionet, zëri i tij u injorua në mënyrë sistematike.

Vdekja e Mehmetit, e cila erdhi në kulmin e kësaj beteje personale, po shihet tashmë nga miqtë dhe kolegët e tij si e dyshimtë dhe ndoshta e orkestruar. Ata janë të bindur se ai kishte arritur të grumbullonte të dhëna të ndjeshme mbi personat që qëndronin pas kësaj skeme shfrytëzuese, duke e vënë veten në shënjestër të atyre që përfitonin nga këto veprime të errëta.

Mehmet Kadrija ka ndërruar jetë në verën e vitit 2023 në rrethana misterioze, në mes të një përplasjeje me MCA. Olsi Ibro, i dyshuar si organizatori i skemës, ka ndërruar jetë një vit më pas në rrethana akoma të paqarta të një vetëvrasjeje. Pikëpyetje të shumta ngrihen mbi këto vdekje, të cilave shteti duhet t’u japë përgjigje.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Zbulimi: Njerëzit e ndezën zjarrin 350.000 vjet më herët nga sa mendohej

Zbulimi: Njerëzit e ndezën zjarrin 350.000 vjet më herët nga sa mendohej

11 December, 2025
Gjashtë shqiptarë në listën e të ndaluarve për krime të rënda në SHBA

Gjashtë shqiptarë në listën e të ndaluarve për krime të rënda në SHBA

11 December, 2025
SHBA sekuestruan një cisternë nafte në brigjet e Venezuelës, Maduro: Pirateri ndërkombëtare (video)

SHBA sekuestruan një cisternë nafte në brigjet e Venezuelës, Maduro: Pirateri ndërkombëtare (video)

11 December, 2025
Bombardohet spitali në Mianmar, të paktën 30 viktima

Bombardohet spitali në Mianmar, të paktën 30 viktima

11 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result