ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista 1 hour ago
INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE 2 hours ago
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit 2 hours ago
Prezantuesit italian i vjedhin orën 40 mijë euro 2 hours ago
Takimi mes Trump dhe Erdogan në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti amerikan: Marrëveshje tregtare dhe ushtarake 2 hours ago
Next
Prev
Home UK

Familja mbretërore ishte duke fjetur, hajdutët vjedhin Kështjellën Windsor në Britani

albnews by albnews
18 November, 2024
in UK
0
Familja mbretërore ishte duke fjetur, hajdutët vjedhin Kështjellën Windsor në Britani
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një natë tmerri kanë përjetuar Princi William, Kate dhe fëmijët e tyre. Njerëz të maskuar hynë në mjediset e Kështjellës Windsor, pranë rezidencës mbretërore dhe vodhën automjete bujqësore.

Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, dy persona të cilët janë ende në kërkim, janë ngjitur në gardhin rreth dy metra të lartë dhe vodhën një kamion për ta përdorur për të thyer portën e sigurisë, morën një kamionçinë të zezë dhe një motomjet. Sipas “The Sun” vjedhja daton në 13 tetor, por lajmet për të janë publikuar vetëm tani.

RelatedPosts

Avionët luftarakë të RAF-it i bashkohen misionit të mbrojtjes ajrore të NATO-s mbi Poloni

Starmer do të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar të dielën

Kush është politikani që do të bëhej mbret i Anglisë

Kur u shkel zona e sigurisë e Kështjellës Windsor për të vjedhur automjete bujqësore nga Shaw Farm, Princi William, Kate Middleton dhe fëmijët e tyre flinin në shtëpinë e tyre aty pranë, Adelaide Cottage, pesë minuta larg rezidencës Ëindsor.

Mbreti Charles dhe mbretëresha Camilla, nuk ishin në pronë gjatë vjedhjes, por e gjithë familja mbretërore shpesh kalon nëpër portën e Fermës Shaw, e cila u dëmtua gjatë arratisjes së hajdutëve dhe është zëvendësuar.

Burimet e The Sun thonë se hajdutët e kishin monitoruar me kujdes pronën përpara se të kryenin vjedhjen. “Duhet të kenë monitoruar për një kohë kështjellën Windsor”, është hipoteza e punës e hetuesve, për të cilët kriminelët “mund ta kishin njohur paraprakisht zonën dhe të dinin se kur do të kishte qenë koha më e mirë për të goditur”.

“Ka alarme në Kështjellën Windsor, por dikush e kuptoi se kishte pasur një thyerje vetëm kur kuptoi se barriera e sigurisë në daljen e Shaw Farm Gate ishte thyer,” raporton The Sun. Rojet e armatosura janë hequr prej kohësh nga hyrjet.

Siguria e Princit dhe Princeshës së Uellsit dhe fëmijëve të tyre George, Charlotte dhe Louis, ka përfunduar në skandal. Policia e armatosur, duhej të paktën të monitoronte zonën. Një zëdhënës i familjes mbretërore nuk pranoi të komentojë mbi episodin. William dhe Kate u zhvendosën nga Kensington Palace në Adelaide Cottage në verën e vitit 2022.

Në Krishtlindje të vitit 2021, 19-vjeçari Jasëant Singh Chail hyri në kështjellën Windsor i armatosur me një hark me qëllimin për të vrarë mbretëreshën Elizabeth. Ai u arrestua dhe u dënua me nëntë vjet burg.

Gjithashtu në vitin 2021, një grua u arrestua pasi trokiti në dritaren e makinës së Princit Andrew dhe e ofendoi atë, ndërsa ai kalonte nëpër Windsor për të hyrë në pronë. Po atë vit, policia arrestoi dy burra, një 31-vjeçar dhe të dashurën e tij 29-vjeçare, të cilët ishin ngjitur në një gardh.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista

Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista

21 September, 2025
INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE

INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE

21 September, 2025
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

21 September, 2025
Prezantuesit italian i vjedhin orën 40 mijë euro

Prezantuesit italian i vjedhin orën 40 mijë euro

21 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result