‘I degraduar pa vizion’/ Dega e PD, Britani: Prezantimi mizerabël i Ramës, çështje alarmante për dorëheqjen e tij

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbi ngjarjet e zhvilluara ditën e djeshme në Britaninë e Madhe, ku shumë protestues u dhunuan nga patronazhistët e Edi Ramës, ka reaguar edhe Kryesia e Partisë Demokratike në Britaninë e Madhe, ku ka denoncuar fuqishëm arrogancën, mosargumentat dhe prezantimin mizerabël që mbajti kryeministri aktual para shqiptarëve në Britani.

‘Sot prezantove thjesht vetveten, si trajneri i një ekipi kriminelësh me funksion deputetë, ministra, zëvendëskryeministra, drejtorësh e kryebashkiakësh. Në këtë pikë edhe ne si parti nuk kemi më çfarë të themi, je i pakonkurrueshëm në këtë drejtim , krahas Enver Hoxhës e Mehmet Shehut.’- thuhet në postim ndër të tjera

Reagimi i plotë:

Kryesia e Partisë Demokratike – Dega Britani e Madhe, denoncon fuqishëm sjelljen e Edi Ramës në takimin e sotëm në Britani të Madhe. Arroganca, mungesa e argumentit dhe prezantimi kaq mizerabël si kryeministër e kthen në çështje alarmante dorëheqjen e tij.

Ai nuk trajtoi asnjë çështje që preokupon shqiptarët e vendosur këtu, si  marrëveshjet e ripranimit të nënshkruara symbyllur me palën angleze, trajtimi i të vdekurve shqiptarë në burgje apo kampe azilantësh, mosfunksionimin e ambasadës, mungesën e një plani për rikthimin e trurit dhe të shkolluarve në Britani, problemet e transportit ajror, dhe sidomos legalizimin e mijëra shqiptarëve që keqqeverisja e tij i ka detyruar të vinë këtu.

Pame një njeri të degraduar pa vizion, pa mbështetje dhe të rrethuar nga qindra rrugaçë që dinë të flasin vetëm me gjuhën e rrugës, grushtit dhe shkopit, pamë luks të madh kryebashkiakësh e drejtorësh rilindas që u dukej vetja “Kristoforë Kolombë” që zbuluan ishullin.

Ne që jetojmë këtu e dimë mirë që shqiptarët të braktisën dhe po ashtu e dimë se si ke arritur t’i rekrutosh dhe ata në sallë. Mishi, birra dhe “zatetet” kanë kapluar lokalet e rilindasve të këtushëm këto ditë, njësoj si ahengjet e batalioneve kriminale komuniste që zaptonin krahinat e lira shqiptare dikur motit, tek e fundit ju si majtisto-komunistë këtë punë dini të bëni më mirë.

Sot prezantove thjesht vetveten, si trajneri i një ekipi kriminelësh me funksion deputetë, ministra, zëvendëskryeministra, drejtorësh e kryebashkiakësh. Në këtë pikë edhe ne si parti nuk kemi më çfarë të themi, je i pakonkurrueshëm në këtë drejtim , krahas Enver Hoxhës e Mehmet Shehut.
Koha e rrahjes së protestuesve dhe mbylljes së gojës gradualisht po mbaron, të fortëve tuaj me siguri do i’u gjindet dermani, sepse koha ka dëshmuar se argumenti e mund forcën.
 
Për të gjithë të dhunuarit barbarisht ditën e djeshme, urojmë shërim sa më të shpejtë dhe Zoti u dhashtë shëndet.

Share This Article