Vritet 40-vjeçari shqiptar në Itali, plagoset i vëllai! Policia arreston 2 autorët e dyshuar maqedonas

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në mesnatë në Itali. Në Marghera është vrarë një 40-vjeçar shqiptar dhe është plagosur vëllai i tij, gjatë një sherri të ndodhur në afërsi të stacionit të Mestres.

Policia italiane, e cila ndërhyri me shpejtësi në vendngjarje, arrestoi dy persona të dyshuar si të përfshirë në këtë vrasje.

Bëhet fjalë për dy persona me origjinë maqedonase, të cilët pritet të merren në pyetje.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e dinamikës dhe motivit të krimit.

Share This Article