Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Mario Mitaj, po shkëlqen në Arabin Saudite me Al Ittihad.
Mitaj ka qenë vendimtar edhe në ndeshjen e kësaj të premteje ndaj Al Nasr të Ronaldos, të cilën skuadra e shqiptarit e fitoi 2-1 me një asist të Mitajt në minutat e shtesës.
21-vjeçari shqiptar zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme teksa përballë yjeve si Ronaldo apo Mane doli lojtari i dytë më i vlerësuar në këtë sfidë, shkruan A2.
Mario Mitaj, në 9 ndeshje me Al Ittihad ka arritur të realizojë një gol, ndërsa ka dhuruar edhe dy asiste, teksa ekipi i tij është duke udhëhequr kampionatin.