Mijëra euro, paund dhe lekë/ Shqiptari kapet “mat” në Rinas me para të padeklaruara, ja ku i kishte fshehur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 47-vjeçar është vënë nën hetim pasi ka tentuar të dalë nga Shqipëria me shuma të mëdha parash, të padeklaruara.

Mësohet se shqiptari kishte me vete 16 110 euro, 62 200 lekë dhe 860 paund, burimi ne të cilave nuk e kishte deklaruar. Paratë u gjetën gjatë kontrollit që u krye në çantën e 47-vjeçarit me inicialet N. L, banues në Shkodër. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit N. L., ku iu gjetën 14 500 euro, 62 200 lekë dhe 860 paund, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article