Ceremonia e betimit në janar/ Trump nuk fton Putin, por i dërgon ftesë Xi Jinping

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kremlini ka njoftuar se presidenti rus Vladimir Putin nuk ka marrë ftesë për të marrë pjesë në betimin e Presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, ceremonia do të zhvillohet më 20 janar 2025. 

Dmitry Peskov tha sot se presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump nuk e ka ftuar presidentin rus Vladimir Putin të marrë pjesë në ceremoninë e tij në Uashington muajin e ardhshëm. 

“Jo, ai nuk ka marrë ftesë,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov kur u pyet nëse Trump i kishte bërë ftesë Putinit për të marrë pjesë në ceremoninë e transferimit të pushtetit më 20 janar në Kapitol.

Gjithashtu bëhet e ditur se Trump ka ftuar udhëheqësin kinez Xi Jinping në betimin e tij menjëherë pasi ai u zgjodh në fillim të nëntorit. Por ende nuk është e qartë nëse Xi e ka pranuar ftesën. 

Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump është shpallur “Personi i Vitit” i revistës Time për vitin 2024, duke fituar titullin për herë të dytë. 

“Për arritjen e një rikthimi të përmasave historike, për nxitjen e një riorganizimi politik një herë në brez, për riformësimin e presidencës amerikane dhe ndryshimin e rolit të Amerikës në botë, Donald Trump është personi i vitit 2024 i TIME-s,” -tha Sam Jacobs në një letër drejtuar lexuesve.

Për herë të parë, Donald Trump u shpall “Personi i vitit në vitin 2016, kur u zgjodh presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa hera e dytë përkon me rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Trump u ankua në vitin 2015 kur nuk u zgjodh për kopertinën e revistës gjatë kandidimit të tij të parë për postin, kur çmimi shkoi për ish-kancelaren gjermane Angela Merkel. Por pasi ai u emërua personi i vitit pas fitores së tij në zgjedhje, ai e quajti atë një “nder të madh”. Megjithatë, ai ka vazhduar të kritikojë zgjedhjet e revistës që nga fitorja, duke përfshirë zgjedhjen e Taylor Swift si personin e vitit të Time në 2024.

Tradita e revistës, e cila filloi në 1927 si “Njeriu i Vitit”, njeh një person apo lëvizje që “për mirë apo për keq… ka bërë më së shumti për të ndikuar në ngjarjet e vitit”. Fituesit e tjerë të mëparshëm përfshijnë aktivisten e ndryshimeve klimatike Greta Thunberg, ish-presidentin Barack Obama, CEO i Meta Mark Zuckerberg, Papa Françeskun dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Redaktorët e revistës Time janë ata që vendosin përfundimisht se kush e fiton çmimin.

Share This Article