Presidenti Meta takoi homologun armen, Sarkissian

albnews
By
1 Min Read

Në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, presidenti shqiptar Ilir Meta, u takua me presidentin e Armenisë, Armen Sarkissian.

Presidenti Meta, duke iu referuar marrëdhënieve përgjithësisht të mira e lidhjeve të vjetra mes dy popujve, nënvizoi rëndësinë e nxitjes së bashkëpunimit midis dy vendeve.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta nënvizoi rëndësinë e nxitjes dhe zhvillimit të bashkëpunimit ekonomik e tregtar.

Të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim lidhur me nevojën e nxitjes së kontakteve mes qytetarëve të dy vendeve dhe të bashkëpunimit në fushën e turizmit.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe zhvillimeve në rajonin e Ballkanit dhe të Kaukazit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply