Autoritetet e Kosovës kanë bërë të ditur se prej 20 dhjetorit, Armenia njeh të gjitha pasaportat e Kosovës, përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.
Sipas tyre, ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve dhe marrëdhënieve ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve të të dyja vendeve. Kjo do të thotë se shtetasit e Kosovës mund të udhëtojnë drejt Armenisë, pasi të pajisen me vizë.
Armenia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, të shpallur në shkurt të vitit 2008, kryesisht për shkak të implikimeve për pretendimet e veta territoriale.
Shqiptarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në mbi 50 shtete të botës, ndërsa mund të pajisen me viza sapo të mbërrijnë në dhjetëra tjera. Sipas të dhënave zyrtare, shtetësinë e Kosovës e njohin 117 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe shumicën e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.