Ka përfunduar me fund të mirë një histori bllokimi që nuk nisi edhe aq mbarë për një familje prej 4 personash, mes të cilëve dy fëmijë si dhe 3 persona që fillimisht ju shkuan në ndihmë, por mbeten të bllokuar edhe ata.
Policia e Korçës dhe banorët e fshatit Panarit i vijnë në ndihmë një familje që kishte mbetur e bllokuar në aksin rrugor Mashkullorë-Backë
Një çift bashkëshortësh me dy fëmijët e tyre janë nisur nga Korça në drejtim të fshatit Backë të Skraparit
Në mes të rrugës mjeti u ka pësuar defekt në kushte kur në rrugë kishte dëborë me trashësi prej 5 cm dhe temperaturat shënonin -6 gradë celsius
Ka qënë kryefamiljari ai që i ka telefonuar një të afërmin e vet, i cili bashkë me dy persona të tjerë janë nisur për ti ardhur në ndihmë bashkëshortëve dhe dy fëmijëve të tyre. Në ngjitje të Majës se Mashkullorës e ka patur të pamundur për të vijuar rrugën për shkak të prezencës së akullit në rrugë. Në këto rrethana, kanë vijuar rrugën në këmbë për t’u bashkuar me pjesën tjetër por të shtatë kanë mbetur të bllokuar në rrugë
Është dashur një tjetër telefonatë drejt policisë lokale, e cila bashkë me dy banorë të fshatit Panarit me një mjet fuoristrade, të cilët e kanë tërhequr familjen dhe personat e tjerë të bllokuar duke u sjellë në majë të Mashkullorës e prej andej, një mjet tjetër është duke bërë transportin e tyre drejt qytetit të Korçës