Gushti përmbylli valën e katërt, Infektimet e fatalitet u reduktuan, qytetarët “hoqën dorë” nga vaksinimi

 905,895 total views,  1 views today

Vala e katërt e pandemisë Covid-19 në vend, e cila nisi në qershor e kulmoi në korrik, shkoi drejt shuarjes në gusht. Të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë se kurba e infektimeve nisi rënien që në fillim të muajit të shkuar, gjatë së cilit u shënuan pak më shumë se 16 mijë raste të reja, ndjeshëm më pak se në korrik.

Të njëjtën trajektore ndoqën edhe fatalitetet të cilat në gusht ishin 12 herë më të larta se në qershor, por më të ulëta se në korrik.

Mjekët tregojnë se kjo valë u dominua nga mutacionet BA 4dhe 5 të koronavirusit.

Ndërkohë gushti shënoi gjithashtu nivel të ulët vaksinimesh. Sipas të dhënave muajin e shkuar u injektuan pas më shumë se 21 mijë doza, nivel ky më i lartës e në korrik, por më i ulët se në qershor.

Ndërkohë mjekët përsërisin thirrjen për t’u vaksinuar.

Deri në fund të gushit, janë vaksinuar me doza të para pak më shumë se 47 për qind e qytetarëve, me të dyta rreth 45 për qind dhe të treta, 12.57 për qind.