Përplasje mes policisë dhe protestuesve ka patur në zonën e Pallatit me Shigjeta.
Deputeti Agron Gjekmarkaj nuk është ndjerë mirë nga përplasja me policinë dhe është rrëzuar në tokë.
Teksa shumë protestues e kanë rrethuar duke i hedhur ujë dhe duke qenë të irrituar me policinë.
Gjekmarkaj para ngjarjes deklaroi se ai ishte sulmuar nga policia. Ai theksoi se policët e kanë përplasur dhe goditur me shkelma edhe pse e dinin që ishte deputet.