Makina del nga rruga dhe përfundon në lumë në Maqedoninë e Veriut, humbin jetën 3 persona

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tre persona, anëtarë të një familjeje, humbën jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi në Maqedoninë e Veriut. Një makinë ku udhëtonin 5 anëtarët e familjes Asllani përfundoi në lumin Vardar, në rrugën Rashçe-Saraj.

Për pasojë, humbën jetën 3 gra, ndërsa drejtuesi i mjetit ende nuk është gjetur.

Personi i katërt që është rrëmbyer nga rrjedha është drejtuesi i mjetit, dhe aksioni u ndërpre në orët e vona të mbrëmjes për të vazhduar sot për shkak të kushteve atmosferike dhe errësirës.

Fatmirësisht, një fëmijë 5-vjeçar arriti t’i shpëtojë mrekullisht aksidentit. Gjatë rrokullisjes së makinës, ai ka dalë jashtë saj dhe është gjetur nga disa kalimtarë të rastit, të cilët e kanë dërguar në spital në Shkup.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share This Article