• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Monday, June 9, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Groenlanda në shitje?! Trump “i lidh duart” Danimarkës, vjen edhe reagimi i Rusisë

Groenlanda në shitje?! Trump “i lidh duart” Danimarkës, vjen edhe reagimi i Rusisë

by albnews
9 January, 2025
in Bota
0
131
VIEWS

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, tha këtë të enjte se Rusia po shikon me kujdes situatën, pasi presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, nuk përjashtoi mundësinë e përdorimit të forcës ushtarake për të marrë Groenlandën nga Danimarka.

Peskov tha se Arktiku është në “sferën e interesave strategjike dhe kombëtare të Rusisë dhe se duan paqe e stabilitet atje”. Deklarata e Trump mbi Groenlandën, një territor autonom i Danimarkës, ka nxitur paralajmërimin e udhëheqësve europianë. Shefja e BE-së për politikën e jashtme, Kaja Kallas, theksoi se duhet respektuar sovraniteti dhe integriteti territorial i Groenlandës. Kancelari gjerman, Olaf Scholz bëri të qartë se “kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë”.

Trump tha gjatë kësaj jave se SHBA ka nevojë për Groenlandën dhe Kanalin e Panamasë për “sigurinë e saj ekonomike”. Ai nuk përjashtoi mundësinë e përdorimit të forcës ushtarake apo ekonomike në marrjen e tyre. Sa i përket Kanadasë u shpreh se kufiri me të është një “vijë artificiale”. Danimarka dhe Kanadaja nga ana tjetër janë aleate të ngushta të SHBA-së në NATO.

Zëdhënësi rus, Peskov, tha se pretendimet e Trump janë çështje e Shteteve të Bashkuara, Danimarkës dhe vendeve të tjera. Mirëpo sipas tij, Rusia po shikon “situatën dramatike” që shoqëron deklaratat e tij.

“Ne jemi të pranishëm në Arktik dhe do të vazhdojmë të jemi”, theksoi ai.

Sekretari në largim i Shtetit, Antony Blinken, u mundua që të shuante shqetësimet që ka ngritur Trump. “Ideja është, qartësisht, jo e mirë, por ajo që është më e rëndësishme është që nuk ka për të ndodhur”, tha ai gjatë një vizite në Paris.

Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, po ashtu kundërshtoi komentet e Trump, por pohon faktin se retorika e presidentit të ardhshëm të SHBA-së, që është shpeshherë e paparashikueshme, mund të jetë destabilizuese.

Rreth 56 mijë persona jetojnë në Groenlandë. Ky vend mbart baza ushtarake daneze dhe amerikane. Po ashtu ka një pasuri të konsiderueshme të pashfrytëzuar në minerale dhe karburante. Kryeministri i Groenlandës Mude Egede ka nxitur për pavarësi, ndonëse ekonomia e vendit varet shumë nga subvencionet daneze.

Ai vetë, por edhe udhëheqësit danezë kanë nënvizuar se Groenlanda nuk është për shitje dhe se e ardhmja e vendit është në duart e qytetarëve të saj. Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, tha se Kopenhageni ka një interes të qartë që t’i sigurojë SHBA-së, “aleates së saj më të ngushtë”, që të luajë një rol kyç në një kohë kur në Atlantikun e Veriut po rriten tensionet, duke përfshirë Rusinë.

Në mes të një krize politike të madhe të huaj, ajo ka thirrur në një takim partitë politike sot. Komisioni Europian tha se kërcënimi i Trump për Groenlandën ishte “ekstremisht teorik” dhe “hipotetik” duke qenë se nuk e ka marrë detyrën. Sidoqoftë ka konfirmuar se Groenlanda, si një territor jashtë shtetit, është nën një klauzolë të ndihmës reciproke që kërkon që të gjitha shtetet e BE-së t’i vijnë në ndihmë në rast sulmi.

Kjo përgjigje e KE-së është pritur me përqeshje nga ana e Rusisë, të cilën e konsiderojnë si “shumë të heshtur, gati një psherëtimë”.

Javën e kaluar, udhëheqësi i Groenlandës tha se territori i saj duhet ta lirojë veten nga “zinxhirët e kolonializmit”, por nuk përmendi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ish-ministri i Jashtëm i Groenlandës, Pele Broberg, i cili tashmë është kreu i partisë më të madhe opozitare tha se shumica e banorëve besojnë se SHBA-ja është kyçe për mbrojtjen dhe sigurinë e tyre. Ai ka bërë thirrje për një marrëveshje të lirë me SHBA që të mbulojë tregtinë dhe mbrojtjen. Kjo sipas tij do i japë Groenlandës pavarësinë, por i dorëzon SHBA-së përgjegjësinë për sigurinë.

Nga ana tjetër aleatët e Trump kanë forcuar pikëpamjet e tij mbi Groenlandën.

Keith Kellogg, i zgjedhur i Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, shprehet se deklarata e presidentit të zgjedhur mbi Groenlandën ka logjikë pasi “e vendos SHBA-në në një pozicion të udhëheqjes botërore”.

Kongresmeni republikan, Mike Walz, tha për Fox News se çështja nuk është thjesht për Groenlandën, por për Arktikun. Sipas tij Rusia po përpiqet të marrë kontrollin e rajonit polar ku ndodhen shumë resurse minerale dhe natyrore.

“Danimarka mund të jetë një aleat i shkëlqyer, por nuk mund ta trajtojnë Groenlandën, ku në fakt kanë kontroll operacional, si diçka të parëndësishme. Ndodhet në hemisferën perëndimore”, tha kongresmeni.

SHBA-ja është tregu eksportues më i madh i Danimarkës dhe në 11 muajt e parë të 2024 shitjet arritën shifrat e 326 miliardë krona, ose 45 miliardë dollarëve. Më saktësisht përbëjnë 17.3% të eksporteve të vendit. Më herët gjatë kësaj jave, Trump tha se do të vendosë tarifa mbi Danimarkën nëse refuzon ofertën e tij për të blerë Groenlandën.

Previous Post

Arrestohet sërish Florian Marku në Londër, boksieri shqiptar mund të ekstradohet

Next Post

Ish-lojtari dëshiron të luajë sërish nën urdhrat e Ruben Amorim – vendimi i takon Man United

albnews

albnews

Related Posts

Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë
Bota

Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë

7 June, 2025
Ish-e dashura e Elon Musk i thotë Trumpit: Telefono nëse ke nevojë për këshilla për ndarjen
Bota

Ish-e dashura e Elon Musk i thotë Trumpit: Telefono nëse ke nevojë për këshilla për ndarjen

6 June, 2025
Studiuesi amerikan propozon shpërthimin e një bombe masive bërthamore nën oqean për të shpëtuar Tokën
Bota

Studiuesi amerikan propozon shpërthimin e një bombe masive bërthamore nën oqean për të shpëtuar Tokën

6 June, 2025
Next Post
Ish-lojtari dëshiron të luajë sërish nën urdhrat e Ruben Amorim – vendimi i takon Man United

Ish-lojtari dëshiron të luajë sërish nën urdhrat e Ruben Amorim – vendimi i takon Man United

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Nuk ka pushim! Kuqezinjtë rikthehen në fushë, Gjimshiti mungon për Letoninë

Nuk ka pushim! Kuqezinjtë rikthehen në fushë, Gjimshiti mungon për Letoninë

8 June, 2025
Këto do të jenë sanksionet e para që BE do t’i heqë Kosovës

Këto do të jenë sanksionet e para që BE do t’i heqë Kosovës

8 June, 2025
Heqja e simboleve të UÇK-së nga ‘Arena Kombëtare’, reagon OVL: Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, na dhemb zemra oj nanë Shqipni

Heqja e simboleve të UÇK-së nga ‘Arena Kombëtare’, reagon OVL: Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, na dhemb zemra oj nanë Shqipni

8 June, 2025
Kurti pas barazimit Shqipëri-Serbi: Të pakënaqur nga rezultati, por jo nga Kombëtarja

Kurti pas barazimit Shqipëri-Serbi: Të pakënaqur nga rezultati, por jo nga Kombëtarja

8 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4839 shares
    Share 1936 Tweet 1210
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2442 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1897 shares
    Share 759 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM