“Pagova dhëndrin e vëllait të Nasip Naços për të dalë nga burgu”/ Ish-ministri reagon pas dëshmisë së Nuredin Dumanit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nasip Naço, ka reaguar pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, i cili sot në seancën me dyer të mbyllura në GJKKO ka deklaruar se për të dalë nga burgu e ka ndihmuar dhëndri i vëllait të ministrit të Drejtësisë.

Naço, ish-ministër i Drejtësisë, shprehet duke thënë se distancohet nga çdo akuzë dhe mashtrim, duke u bërë ftesë organeve të drejtësisë të kryejë hetim të thelluar për këtë rast.

Ndër të tjera ai shprehet se “akuzat publike të bëra sot nuk përputhen me faktet reale të ushtrimit të detyrës sime si Ministër”.

Reagimi i Nasip Naços:

Jam njohur sot nga mediat ku përmendet emri im. Dua të theksoj se:

Distancohem nga çdo akuzë e bërë publike sot dhe ftoj organet e drejtësisë që të kryejnë një hetim të thelluar mbi këtë rast. Nëse akuzat vërtetohen, organet përkatëse duhet të marrin masa ligjore ndaj çdo personi të përfshirë në këtë çështje.

Roli i Ministrit të Drejtësisë, sipas legjislacionit në fuqi, është i kufizuar. Ministri:

– Nuk heton,

– Nuk ngre akuza,

– Nuk pushon çështje,

– Nuk jep vendime fajësie apo pafajësie.

Detyra e tij lidhet vetëm me dhënien e lejeve të veçanta për të dënuarit, bazuar në ligj.

Gjatë ushtrimit të detyrës sime si Ministër i Drejtësisë, nuk kam miratuar asnjë leje të veçantë për subjektin në fjalë.

Distancohem nga çdo mashtrim, i bërë nga kushdo, individualisht apo në bashkëpunim, për të dëmtuar integritetin tim. Akuzat publike të bëra sot nuk përputhen me faktet reale të ushtrimit të detyrës sime si Ministër.

Share This Article