Kosova
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në një intervistë për Tëvë1 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Departamentin e Shtetit, ka thënë se është duke diskutuar në rritjen e kapaciteteve ushtarake në koordinim me Departamentin e Mbrojtjes nga të cilët ai tha se ka marrë zotimin edhe për blerjen e helikopterëve që është në fazën e tretë të tranzicionit të FSK-së.
Maqedonci deklaroi se pritet që këtë vit të vijnë një numër i konsiderueshëm i pajisjeve ushtarake anti-tank Javelinë për të cilët është kryer gjysma e pagesës.
Ministri Maqedonci bërë të ditur se është njoftuar nga Departamenti i Shtetit edhe për ekspertët e FBI të cilët janë duke kryer hetimet për sulmin në kanalin kryesor të Iber-Lepencit më 29-nëntor që sipas tij është udhëhequr nga Millan Radojiciq.
Forca e Sigurisë së Kosovës po merr përkrahje edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E për të marrë dritën e gjelbër, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci po qëndron tash e disa ditë në Departamentin e Shtetit duke realizuar takime në nivelin e lartë.
Në një intervistë për TËVË1, Maqedonci tha se FSK ka marrë përkrahjen për blerjen e helikopterëve edhe nga Departamenti i Mbrojtjes.
“Një ndër pikat e diskutimit ka qenë vazhdimësia për blerjen e sistemit të armatimit, tash Forca e Sigurisë së Kosovës nga viti 2025 kalon në një fazë tjetër pra në fazën e tretë të tranzicionit ku do të kërkohen sisteme më të avancuara sidomos të mbështetjes ushtarake, që nënkupton helikopterë që nënkupton radarë mbrojtjes ajrore, dhe kemi marrë mbështetje që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta mbështesin Republikën e Kosovës në ndërtimin e këtyre kapaciteteve. Gjatë dy ditëve ne vijim kemi vizita të rëndësishme që ndërlidhen me blerjet ushtarake” , ka deklaruar ai.
Përveç helikopterëve, FSK këtë vit do të furnizohet edhe me pajisjen anti-tank Javelin me një numër të konsiderueshëm prej tyre.
“Një ndër temat që kemi diskutuar ka qenë që sistemin raketorë anti tank Javelinë ta kemi pjesë të sistemeve tona anti-tank se kemi edhe sisteme të tjera anti-tank në FSK, kemi marrë aty një përkrahje që do të bëhet e pamundur që t’paktën gjatë këtij viti ta kemi një sasi të caktuar normalisht gjatë vitit në vijim të kemi plotësimin me të gjitha pajisjet anti-tank sepse dihet që është një sasi e konsiderueshme që janë blerë”.
Ministri bëri të ditur se për herë të parë do të dërgohet FSK në Lindjen e Mesme me gardën e IOWA-së.
“Kemi diskutuar për hapat që do t’i ndërmarrim së bashku me SHBA-të me qëllim të krijimit të lehtësirave të marrëveshjeve ndërkombëtare për zbarkimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për herë të parë në një operacion kritik ushtarak në lindjen e mesme që mendojmë ta planifikojmë me gardën kombëtare të IOWA-s gjithashtu i kemi njoftuar departamentin e mbrojtjes për progresin që është bërë në kapacitetet ushtarake të FSK-së “, tha ai.
Gjithashtu, në kuadër të takimeve në Departamentin e Mbrojtjes, Maqedonci është njoftuar se ekspertët e FBI po e ndihmojnë policinë e Kosovës në hetimin e sulmit në kanalin Iber-Lepenc.
“Në departamentin e Shtetit jemi informuar për angazhimin e ekspertëve të FBI-aj në mënyrë që të mbështesin institucionet tona në hetimin e rastit. Normal që edhe ne edhe Departamenti i Shtetit kemi diskutuar që rezultati final do të shpërfaq edhe aktorët që kanë qenë të involvuar në sulmin kundër infrastrukturës kritike siq kanë qenë të involvuar në shumë sulme të mëhershme do të pritet rezultatet finale për të ardhë te informacionet e sakta mirëpo unë e kam prezantuar dyshimin tonë të bazuar se këto sulme janë kryer nga grupe terroriste të udhëhequra nga Radojiciq”.
Gjatë këtyre takimeve, ministri Maqedonci bëri të ditur se ka një zotim të fuqishëm për mbështetjen e Republikës në Kartën e Adriatikut dhe më pastaj edhe në strukturat e tjera, përfshirë NATO-në.
Kosova
Kosova ngre aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën e Reçakut
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën në Reçak, kur u vranë 45 civilë më 15 janar 1999.
Ndaj O.S.,R. M., K.J., G.R., ZH.T., B.J., M.L., R.M., D.GJ., B.M., D.J., M.SH., D.A., S.V. , B.M., Z.S., M.J., G.P., D.N., Ç.A., u ngrit aktakuzë për veprën penale “krim i luftës kundër popullatës civile”.
Ata akuzohen se gjatë një operacioni të forcave policore serbe, vranë 42 civilë në Reçak të Shtimes.
Prokuroria ka propozuar që gjykimi ndaj tyre të zhvillohet në mungesë, meqë ata janë “të paarritshëm për organet e drejtësisë” të Kosovës.
Sipas aktakuzës, në periudhën 1998-1999, të akuzuarit, si pjesëtarë të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, Brigadës “243 të Mekanizuar”, Armatës së III- të, e njohur si “Korpusi i Prishtinës”, si dhe pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, “kanë kryer edhe trajtim çnjerëzor, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik të popullsisë civile”.
Prokuroria tha se të pandehurit e kishin rrethuar fshatin Reçak nga vendet e quajtura “Pishat”, “Gështenjat” dhe “Çesta”.
Më pas, sipas aktakuzës, ata e kishin granatuar fshatin, kishin kryer kontrolle shtëpi më shtëpi, dhe kishin ndarë burrat nga gratë dhe fëmijët, duke i detyruar që të largoheshin nga fshati, “ndërsa burrat e ndaluar i ekzekutuan”.
“Hetimet kanë vërtetuar se të pandehurit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj civilëve, duke i rrahur me kondakë armësh, shqelma, dru, zinxhirë dhe mjete të tjera të forta”, u tha në njoftimin e Prokurorisë.
Atëbotë, si pasojë e këtij operacioni të forcave serbe, afër 20 mijë civilë të fshatrave Reçak, Topill, Petrovë, Kraisht, Mullapolc, Dremjak ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre, tha Prokuroria.
Gjykimi në mungesë, që Prokuroria Speciale ka kërkuar për këtë rast, mundësohet në Kosovë pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, të bëra më 2022.
Megjithatë, gjykime të tilla mund të bëhen vetëm me kushtin që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar të gjitha mjetet për të siguruar praninë e të akuzuarit.
Por, ky Kod përcakton se personat që gjykohen në mungesë kanë të drejtë për një rigjykim pa kushte, kur të arrestohen.
Dokumentimin e krimeve të kryera në Reçak e kishte bërë William Walker, i cili më 1999 kishte shërbyer si shef i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Pas masakrës së Reçakut, në mars të vitit 1999, NATO-ja i sulmoi caqet ushtarake policore në ish-Jugosllavi.
Pas 78-ditësh të sulmeve, bombardimet u ndëprenë më 10 qershor 1999, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, kishte mundësuar edhe kthimin në shtëpitë e tyre të më shumë se 800.000 refugjatëve, personave të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës.
Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998/99, janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.
Afër 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.
Në vitet e fundit, Kosova e ka rritur numrin e aktakuzave në mungesë për krime lufte gjatë luftës së fundit.
Më herët gjatë vitit, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të mbi 800.000 civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës.
Kosova
Gjenden të vdekur dy persona në një vilë në Pejë
Dy persona, një burrë dhe një grua, janë gjetur pa shenja jete në një vilë në Pejë, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga Policia dhe Prokuroria në këtë komunë.
Policia është njoftuar për rastin rreth orës 15:10, tha zëdhënësi i këtij institucioni në Pejë, Fadil Gashi.
“Rreth orës 15:10 policia është informuar se në rrugën e KFOR-it se dyshohet se dy persona në një vilë janë pa shenja jete. Policia dhe ekipi i emergjencës ka dal në vendin e ngjarjes, ku vdekja e dy personave është konstatuar nga mjeku kujdestar. Viktimat janë njëri i gjinisë mashkullore dhe tjetra e gjinisë femërore”, u shpreh ai.
Ndërkaq, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se në vendngjarje ka dalë prokurorja për krime të rënda dhe kryeprokurori, ndërkaq trupat e pajetë do të tërhiqen nga vendi i ngjarjes për t’iu nënshtruar autopsisë, me qëllim që të përcaktohen shkaqet e vdekjes.
“Lidhur me këtë çështje janë siguruar prova në vendin e ngjarjes të cilat do të shërbejnë për veprimet e mëtejme. Janë identifikuar dëshmitarët, të cilët mund të intervistohen për të kuptuar më shumë informata rreth ngjarjes”, u shpreh ai.
Mediat lokale në Kosovë kanë raportuar se viktimat ishin në të 20-tat. Megjithatë, autoritetet ende nuk kanë ndarë me publikun detaje të tjera për këtë ngjarje.
Kosova
Tragjedi në Prizren, humb jetën një fëmijë njëvjeçar si pasojë e zjarrit
Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në një shtëpi banimi pranë Shtëpisë së Kulturës në Prizren, ku si pasojë ka humbur jetën një fëmijë njëvjeçar.
Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe aktualisht po marrin trajtim mjekësor.
“Sot, më 30 dhjetor 2025, rreth orës 10:00, është raportuar një zjarr në një shtëpi banimi në qendër të Prizrenit. Një fëmijë rreth 1 vjeç ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e thithjes së tymit. Tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe po marrin trajtim në Emergjencë,” tha Bytyqi për Telegrafin.
Ai bëri të ditur se njësitë emergjente kanë reaguar menjëherë dhe zjarri është lokalizuar pothuajse plotësisht. Ekipet përkatëse vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes.
Bytyqi theksoi se shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar nga organet kompetente dhe do të vërtetohen pas përfundimit të procedurave hetimore.
-
UK2 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania4 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK4 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports2 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
Albania2 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Albania14 hours agoIronia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …
-
UK13 hours agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
