Sulm me thikë jashtë supermarketit në Londër/ Katër persona të plagosur, në pranga autori

albnews
By
1 Min Read

Një sulm me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Londër ku si pasojë katër persona kanë mbetur të plagosur. Mediat e huaja bëjnë të ditur se sulmi ka ndodhur jashtë një supermarketi në Beddington, Londër. 

Gjithashtu sipas mediave britanike, një person është arrestuar si autor i dyshuar për sulmin. Po ashtu në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat për t’i dhënë ndihmën e parë të lënduarve. Deri më tani mbeten të paqarta motivet e autorit.

Share This Article