Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur, përveç dy përfaqësive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe dy në Kanada, ku procesi i votimit do të nisë në orën 13:00 sipas orës lokale.
Këtë të shtunë votohet në 43 vendvotime në 30 përfaqësi diplomatike të Republikës së Kosovës që janë në 19 shtete të Evropës dhe SHBA e Kanada.
Të drejtë vote kane 20,324 shtetas të Republikës së Kosovës të cilët janë regjistruar si votues jashtë vendit dhe kanë përzgjedhur mënyrën e votimit fizikisht në përfaqësitë diplomatike.
Votohet në këto ambasada dhe konsullata sot:
Gjermani (Berlin – ambasadë; Frankurt – konsullatë; Duseldorf – konsullatë; Munih – konsullatë; Shtutgart – konsullatë; Hamburg – konsullatë);
Zvicër (Bernë – ambasadë; Gjenevë – konsullatë; Cyrih – konsullatë);
Mbretëri e Bashkuar (Londër – ambasadë);
Belgjikë (Bruksel – ambasadë);
Austri (Vjenë – ambasadë);
ShBA (Washington – ambasadë; New York – konsullatë);
Francë (Paris – ambasadë; Strasbourg – konsullatë);
Itali (Romë – ambasadë; Milano – konsullatë);
Kanadë (Otavë – ambasadë; Toronto – konsullatë);
Turqi (Stamboll – konsullatë);
Norvegji (Oslo – ambasadë);
Slloveni (Lubjanë – ambasadë);
Suedi (Stokholm – ambasadë);
Danimarkë (Kopenhagë – konsullatë);
Kroaci (Zagreb – ambasadë);
Holandë (Hagë – ambasadë);
Çeki (Pragë – ambasadë);
Hungari (Budapest – ambasadë);
Maqedoni e Veriut (Shkup – ambasadë).