Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Kosovës përgëzon qytetarët për kulturën demokratike, kërkon integritet në procesin zgjedhor.

Presidentja e Republikës së Kosovës ka përgëzuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe kulturën e lartë demokratike të treguar në këto zgjedhje, duke vlerësuar rëndësinë e një procesi të qetë dhe transparent.

Ajo ka shprehur pritshmërinë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të përfundojë me sukses numërimin e votave brenda mbrëmjes së sotme.

Megjithatë, pas dështimit të softuerit për përpunimin dhe publikimin e rezultateve preliminare, informacion ky i konfirmuar nga KQZ-ja, Presidentja ka bërë thirrje për mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor, duke siguruar që çdo votë të numërohet saktë dhe në përputhje me vullnetin qytetar.

Ajo ka theksuar se do të mbetet në kontakt me të gjitha institucionet përkatëse deri në sigurimin e plotë që procesi i numërimit dhe publikimit të rezultateve të zhvillohet sipas standardeve më të larta demokratike.

Zhvillimet e mëtejshme mbi procesin zgjedhor pritet të vijnë nga KQZ, e cila tashmë ka nisur mbledhjen manuale të të dhënave për rezultatet e votimeve.

Share This Article