Te Manchester City po përgatisin revolucionin për në merkaton e verës. Sipas asaj që raportohet nga “The Mirror”, janë plotë tetë lojtarë me emër që pritet të largohen.
Bëhet fjalë për futbollistë si Kevin De Bruyne, Jack Grealish, Bernardo Silva, John Stones, Mateo Kovacic, Ilkay Gundogan, Ederson dhe Kyle Walker, me këtë të fundit tashmë në huazim te Milani.
Rezultatet negative këtë sezon në kampionat dhe eliminimi i hershëm në Ligën e Kampioneve, japin shenjat e mbylljes së një epoke për “qytetarët”.
Drejtuesit kanë gati afrime të shumta, referuar kërkesave të stafit teknik, por merkato pritet të nisë fillimisht me largimet dhe janë lojtarë që kanë arritur suksese të mëdha ata që do ikin.