ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane 28 minutes ago
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz 29 minutes ago
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi 3 hours ago
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet 4 hours ago
Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica? 11 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Maratonë gati dy javore, përfundon numërimi i votave në Kosovë

albnews by albnews
22 February, 2025
in Kosova
0
Maratonë gati dy javore, përfundon numërimi i votave në Kosovë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar se mbrëmjen e kësaj të premte ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimit të votave të subjekteve politike për 2,533 vendvotimi, ku qytetarët shprehën vullnetin e tyre më 9 shkurt.

Në 38 Qendrat Komunale të Numërimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ofruar transparencë të plotë të procesit të numërimit duke prezantuar në ekrane punën e çdo ekipi të numërimit, përfshirë pamjen e fletëvotimeve të plotësuara në vendvotime nga votuesit dhe krijimin e formularëve digjital.

RelatedPosts

Ambasadori britanik: Udhëheqësit politikë në Kosovë t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses

Osmani: Ekziston një kërcënim i vazhdueshëm nga Serbia

Aleati i Kurtit flet “për një formë Asociacioni”: Të përfshijmë Listën Serbe

“Në Qendrat Komunale të Numërimit, përveç procesit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, është bërë edhe verifikimi i votave të subjekteve politike nga formularët të cilët janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të votave për subjektet politike”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

1.Çka ndodhë pas përfundimit të numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit?

Pas përfundimit të numërimit në 38 Qendra Komunale të Numërimit, materialet zgjedhore të vendvotimeve, ku bëjnë pjesë edhe lista e votuesve në të cilën janë nënshkruar qytetarët që kanë votuar, dërgohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Një nga punët që bëhet në këtë qendër është edhe skanimi i listës së votuesve të nënshkruar në 2,533 vendvotime të rregullta në ditën e zgjedhjeve. 

Skanimi i listës së votuesve të vendvotimeve të rregullta është i domosdoshëm para se të fillojmë me numërimin e votave nga vendvotimet me kusht, sepse na ndihmon që të sigurohemi se askush nuk ka votuar dy herë, në vendvotimin e rregullt dhe në vendvotimin me kusht.

Pasi të kryhen këto procese, do të mund të fillojë numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës.

2.Cilat aktivitete po zhvillohen aktualisht nga KQZ?

Aktualisht, KQZ është duke bërë vlerësimin e pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi përmes postës.

Nga data 9 shkurt, kur ka filluar vlerësimi apo verifikimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës dhe deri më 20 shkurt, këtij procesi i janë nënshtruar 48,018 pako, prej të cilave janë aprovuar 45,004 ndërkaq janë refuzuar 3,014. Arsyeja se përse janë refuzuar këto dërgesa, është se ato janë dërguar nga persona që janë anuluar gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës; u mungon dëftesa e regjistrimit; janë dërguar më shumë se një herë; kanë dërguar më shumë se një fletëvotim; etj.

Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe 20,938 pako me fletëvotime.

Sipas procedurave, pakot me fletëvotime i nënshtrohen procesit të vlerësimit, i cili përfshinë verifikimin nëse ato u takojnë votuesve të regjistruar dhe nëse janë ndjekur procedurat tjera të parapara.

Në përgjithësi, gjatë periudhës së regjistrimit, nga 104,924 shtetas të regjistruar për votim jashtë Kosovës, 84,600, ishin regjistruar për të votuar përmes postës dhe 20,324 të tjerë ishin regjistruar për votimin fizik në përfaqësitë diplomatike.

Nga 20,324 në përfaqësi diplomatike kanë votuar 15,352 votues, ndërkaq në votimin përmes postës KQZ ka pranuar rreth 69 mijë pako me fletëvotime.

3.Sa është numri i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta?

Numri i zarfeve me fletëvotimeve nga vendvotimet me kusht është 12,801, të cilat gjithashtu do t’i nënshtrohen verifikimit, i cili përfshin krahasimin me listën e votuesve të nënshkruar në vendvotime të rregullta. Ndërkaq, numri i votave të personave me nevoja të veçanta është: 2,597 vota.

4.Kur do të fillojë KQZ me numërimin e votave me kusht dhe votave të diasporës?

Pas përfundimit të të gjitha procedurave, siç janë: skanimi i listës së votuesve të nënshkruar në vendvotimet e rregullta me qëllim të krahasimit me votuesit nga vendvotimet me kusht; vlerësimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, KQZ do të fillojë me numërimin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës. Kjo do të bëhet gjatë javës së ardhshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe sigurisht se mediat dhe vëzhguesit do të njoftohen me kohë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

24 September, 2025
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

24 September, 2025
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

24 September, 2025
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

24 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result