ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Mahmood pritet të miratojë rregullin ‘vetëm qëndrime të përkohshme’ për azilkërkuesit e suksesshëm 2 minutes ago
Dëbimet pa faj do të ndalohen në Angli nga maji 4 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 7 minutes ago
BBC i kërkon falje Trumpit për redaktimin në Panorama, por refuzon të paguajë kompensim 13 minutes ago
Guvernatori i Oklahomës fal të dënuarin me vdekje pak para injektimit 16 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Fjalimi i Presidentit Trump pritet me entuziazëm në konferencën e konservatorëve

albnews by albnews
24 February, 2025
in Bota
0
Fjalimi i Presidentit Trump pritet me entuziazëm në konferencën e konservatorëve
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti Donald Trump foli të shtunën në një konferencë e konservatorëve amerikanë duke u krenuar me arritjet e tij gjatë muajit të parë të presidencës, një periudhë e shoqëruar nga shkurtime të thella në qeverinë federale dhe polemika me aleatët.

Në fjalimin para Konferencës së Veprimit Politik Konservator (CPAC) në periferi të Uashingtonit, zoti Trump promovoi arritjet e tij që kur erdhi në detyrë më 20 janar dhe kritikoi kundërshtarët e tij politikë, përfshirë ish-presidentin Joe Biden, duke u përshendetur me ovacione nga turma.

RelatedPosts

Guvernatori i Oklahomës fal të dënuarin me vdekje pak para injektimit

Trump spërkat me parfum homologun sirian: “Sa gra ke, me ju kurrë si dihet!”

Virginia Giuffre, gruaja me të cilën Trump shkoi në shtëpinë e Epstein

Një anketë joformale e të pranishmëve gjatë konferencës, tregoi mbështetje të vazhdueshme për zotin Trump ndërsa ai sugjeron dëshirën për të kandiduar për një mandat të tretë në vitin 2028, gjë që do të kërkonte një ndryshim në Kushtetutën e amerikane.

Amendamenti i 22-të i Kushtetutës thotë se “asnjë person nuk mund të zgjidhet në detyrën e presidentit më shumë se dy herë”.

Në një aktivitet tjetër të enjten, zoti Trump bëri shaka me audiencën: “A duhet të kandidoj përsëri? Ju më thoni.”

Në muajin e tij të parë në detyrë, Presidenti Trump është përfshirë në një sërë polemikash.

Ai tronditi Uashingtonin duke vendosur miliarderin Elon Musk në krye të një përpjekjeje për të tkurrur burokracinë federale me shkurtime të personelit në shumë agjenci federale.

“Elon po bën një punë të shkëlqyer”, tha zoti Trump të shtunën. “Ne e duam Elonin, apo jo?”

Zoti Musk u tha të shtunën punonjësve federalë që t’i dërgonin email Zyrës së Menaxhimit të Personelit të qeverisë federale, ku të detajonin se çfarë kishin arritur javën e fundit ose përndryshe do të përballeshin me pushim nga puna.

Në një postim në mediat sociale më herët të shtunën, Presidenti Trump tha se zoti Musk mund të bëjë më shumë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri.

“Elon është duke bërë një punë të shkëlqyer, por unë do të doja ta shihja atë të bëhet më agresiv. Mos harroni, ne kemi një vend për të shpëtuar,” tha ai.

Presidenti Trump ka vendosur tarifa për shumë aleatë dhe ka zemëruar evropianët duke këmbëngulur që ata të paguajnë më shumë për mbrojtjen e përbashkët të NATO-s dhe duke ushtruar presion ndaj Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskiy për të arritur një marrëveshje me presidentin rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë./ VOA

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Mahmood pritet të miratojë rregullin ‘vetëm qëndrime të përkohshme’ për azilkërkuesit e suksesshëm

Mahmood pritet të miratojë rregullin ‘vetëm qëndrime të përkohshme’ për azilkërkuesit e suksesshëm

14 November, 2025
Dëbimet pa faj do të ndalohen në Angli nga maji

Dëbimet pa faj do të ndalohen në Angli nga maji

14 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

14 November, 2025
BBC i kërkon falje Trumpit për redaktimin në Panorama, por refuzon të paguajë kompensim

BBC i kërkon falje Trumpit për redaktimin në Panorama, por refuzon të paguajë kompensim

14 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result