Osmani uron fituesit e zgjedhjeve në Gjermani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar udhëheqësin e CDU-së, Friedrich Merz dhe atë të CSU-së, Markus Soeder, për fitoren në zgjedhjet federale të 23 shkurtit, në Gjermani.

Osmani përmes një postimi në platformës X ka shkruar se Kosova dhe Gjermania kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe do të vazhdojnë t’i thellojnë ato edhe më shumë.

“Urime Unionit Demokristian (CDU), Unionit Kristian Social (CSU) dhe liderëve të tyre FriedrichMerz dhe Markus Soeder për fitoren e tyre në zgjedhjet federale të Gjermanisë.

Vendet tona ndajnë një histori të gjatë marrëdhëniesh të shkëlqyera dhe mezi pres të thellojmë lidhjet tona të ngushta në vitet në vijim”, ka shkruar Osmani.

Share This Article