Presidenti amerikan Donald Trump tha se një marrëveshje midis dy kombeve, ShBA-së dhe Britanisë së Madhe, mund të ndodhë “shumë shpejt” dhe se ai parashikon “një marrëveshje të vërtetë tregtare”, e cila mund të bëjë që Mbretëria e Bashkuar të shmangë llojin e tarifave që presidenti ka përmendur për disa nga partnerët e tjerë tregtarë të SHBA.
Trump ka kërcënuar vazhdimisht se do të vendosë tarifa – taksa importi – për shumë prej aleatëve të tij, duke përfshirë 25% për mallrat e prodhuara në Bashkimin Evropian. Ai gjithashtu urdhëroi një taksë importi prej 25% për të gjithë çelikun dhe aluminin që hyjnë në SHBA – gjë që mund të godasë Mbretërinë e Bashkuar.
I pyetur nëse Starmer ishte përpjekur të largonte presidentin nga urdhërimi i tarifave kundër Britanisë së Madhe, Trump tha: “Ai u përpoq. Ai po punonte shumë, po ju them këtë. Ai fitoi çfarëdo dreqin që i paguanin atje”.
Në një përpjekje për të bindur presidentin kundër tarifave në Mbretërinë e Bashkuar, Starmer tha se marrëdhënia tregtare SHBA-Britani, ishte “e drejtë, e balancuar dhe reciproke”, shkruan BBC.