Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili është edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se do të presin certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, e më pastaj do të nisë konsultimet për formimin e qeverisë së re.
Këtë deklaratë e bëri Kurti pas ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së 45-të të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Ndryshe, numërimi i votave të zgjedhjeve të përgjithshme ka përfunduar të mërkurën e 5 marsit.
Sipas rezultateve preliminare të publikuara në platformën elektronike të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë e para, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, pastaj Lidhja Demokratike të Kosovës dhe e katërta, sipas votave, është radhitur koalicioni AAK-Nisma. /KP/