Kryemadhi flet për divorcin me Metën: Iku nga shtëpia në 1 prill

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi ka folur për divorcin e saj me Ilir Metën. Kryemadhi e ftuar në emisionin “Opinion” tha se raporti mes saj dhe Metës është krisur më 1 Prill.

Ajo pretendoi se informacionin e divorcit me Metën e ka parë në media dhe nuk ka kërkuar asnjëherë arsyen e ndarjes.

Ndër të tjera ajo tha se çështjet politiko-personale nuk dëshiron t’i diskutojë në aspektin emocional.

“Unë nuk do të marr pjesë as në seancën e radhës. Ai që e ka inicuar ai le ta komandojë si proces. Pjesa tjetër e marrëdhënies personale është një çështje që i takon familjes tonë. Nuk jam as e para as e fundit që i ndodh kjo gjë. Çështjet politiko-personale nuk dua t’i diskutojmë fare në aspektin emocional. Marrëdhënia ime është si një deputete.

Raporti është thyer më 1 prill të vitit të kaluar. Që nga ajo kohë nuk kam pasur asnjë prononcim. Për mua kjo është e kaluar, vazhdoj të eci para për fëmijët e mi. Nuk e kam kërkuar asnjëherë arsyen e ndarjes. Informacionin e divorcit e kam parë në media.

Një gazetar më ka marrë në telefon dhe më ka thënë që është bërë padia për ju ndërkohë që po shikoja ndeshjen Shqipëri – Francë. Nuk jemi ulur ta bisedojmë ndonjëherë dhe nuk kam asnjë shpjegim prej tij” – tha Kryemadhi. 

Share This Article