Qeveria gjermane ka lënë mënjanë 4,81 miliardë euro, në mënyrë që të mbështesë punëtorët që janë duke dalë në pension dhe që do të humbasin punën e tyre si pjesë e planit për t’i dhënë fund përdorimit të qymyrit deri në vitin 2038.
Sipas një projektligji nga Ministria e Ekonomisë, kostoja vlerësohet të jetë një maksimum prej 4,81 miliardë eurosh mes viteve 2020-2043.
Në dokument thuhet se dy të tretat e shumës do të mbulohen nga qeveria federale dhe e një e treta nga shtetet e prekura nga përfundimi i përdorimit të qymyrit.