ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim 6 minutes ago
Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë 1 hour ago
Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik 1 hour ago
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare 1 hour ago
Princ Harry merr goditjen e madhe nga mbreti Charles! 1 hour ago
Next
Prev
Home Kosova

Albin Kurti nis bisedimet me pakicat për qeverinë e re

albnews by albnews
2 April, 2025
in Kosova
0
Albin Kurti nis bisedimet me pakicat për qeverinë e re
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) – parti e cila i fitoi zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në vend – ka nisur takimet me partitë politike të pakicave, për t’u konsultuar rreth formimit të qeverisë së re të vendit.

Ky proces ka nisur pas certifikimit të rezultatit të votimeve, dhe fillimit të afateve kushtetuese drejt formimit të legjislaturës dhe qeverisë së re, teksa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 15 prillin si datë për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

RelatedPosts

“Thaçi nuk ishte kryekomandant”, Duncan: UÇK kishte përbërje heterogjene

“Karakter i veçantë, si në filmat e Rambos” – diplomati britanik flet për takimin me Haradinajn më 1999

Shuhet ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci

Kurti ka bërë të ditur se të mërkurën është takuar me kryetaren e Partisë së Re Demokratike (NDS) nga komuniteti boshnjak, njëherësh zëvendëskryeministre në detyrë, Emilija Rexhepi.

Sipas një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, Rexhepi “konfirmoi gatishmërinë e plotë për vazhdim të bashkëpunimit” me LVV-në, dhe mbështetjen e Kurtit në përpjekjet e tij për formimin e qeverisë së re.

LVV-ja pretendon se mund t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Ndërkohë, dy parti opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë hedhur poshtë mundësinë e bashkëqeverisjes me LVV-në, kurse Partia Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate nuk kanë vendosur vija të kuqe për koalicione.

Asnjëra nga partitë politike nuk ka mjaftueshëm vota për të formuar e vetme qeverinë e re.

LVV-ja, por edhe tri subjektet tjera politike shqiptare që renditen pas saj, llogarisin në komunitetet joshumicë, të cilat kanë dhjetë ulëse të garantuara në Kuvend.

Lista Serbe, me nëntë deputetë, nuk është pjesë e përllogaritjeve të asnjërës prej partive politike shqiptare për një koalicion të mundshëm qeverisës./ REL 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

22 September, 2025
Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë

Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë

22 September, 2025
Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik

Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik

22 September, 2025
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

22 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result