Kina paraqet padi kundër tarifave amerikane në Organizatën Botërore të Tregtisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kina ka paraqitur një padi në Organizatën Botërore të Tregtisë kundër tarifave të vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas mediave të huaja, ka qenë një zëdhënës në Ministrinë e Tregtisë, i cili bëri publik lajmin se Kina ka ngritur gjithashtu një padi në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT).

Tarifa e vendosur nga SHBA “shkel seriozisht rregullat e OBT-së, dëmton të drejtat dhe interesat legjitime të anëtarëve të OBT-së dhe minon sistemin tregtar shumëpalësh të bazuar në rregulla dhe rendin ekonomik e tregtar ndërkombëtar”, thotë zëdhënësi.

“Është një praktikë tipike bullizmi e njëanshme që rrezikon stabilitetin e rendit global ekonomik dhe tregtar. Kina e kundërshton me vendosmëri këtë”, tha ai më tej.

Kujtojmë se ditën e djeshme, administrata e Presidentit Donald Trump publikoi tarifat e vendosura nga sHBA kundrejt një sërë vendeve të botës, mes të cilave ishte edhe Shqipëria. 

Share This Article