Fabio Capello ka paralajmëruar se nëse Interi i tripletës i vitit 2010 ishte në gjendje ta ndalte Lionel Messin dhe Barcelonën në rrugëtimin e tyre drejt trofeut të Ligës së Kampionëve, atëherë nuk ka asnjë arsye pse Simone Inzaghi dhe ekipi i tij nuk mund ta bëjnë të njëjtën ndaj Lamine Yamal me shokë.
Interi siguroi biletën për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, aty ku do të përballen me Barcelonën në dy ndeshje, pas fitores me rezultat të përgjithshëm 4-3 ndaj Bayern Munichut.
Golat nga Lautaro Martinez dhe Davide Frattesi ndihmuan ‘Nerazzurrët’ të sigurojnë një fitore me rezultat 2-1 në Gjermani, para se ndeshja e kthimit të përfundonte baras 2-2 me golat e Lautaros dhe Benjamin Pavard.
Capello e pranon faktin që Barcelona e ka ndoshta vijën e sulmit më të mirë në botë momentalisht me Yamal, Raphinha dhe Lewandowski.

Sidoqoftë, për t’i ndalur ata, Capello beson se Interi duhet ta fitojë betejën në mesfushë.
“Nëse Interi i tripletës e ndali Messin, ata mund ta bëjnë gjithashtu sot ndaj Yamal. Natyrisht, Inzaghi nuk do ta lejojë Yamal, as Raphinhan, që të kenë shumë hapësirë para tij”.
“Yjet e Barcelonës kanë shumë kualitet që të ndalen nga loja e hapur dhe Lewandowski është një vrasës brenda zonës”.
“Por Interi është shumë i aftë për t’i mbyllur gjërat dhe për të ruajtur balancin. Misioni do të jetë në mesfushë. Klasi i Pedrit dhe De Jong ndaj kualitetit dhe dinamikës së Barellas, Calhanoglut dhe Mkhitaryan”.
“Dy mesfushorët blaugranas janë shumë të mirë për ta transformuar aksionin nga mbrojtja në sulm. Por, nëse do të duhej të zgjidhja, do të mbaja mesfushorët e Interit”, ka thënë Capello