Connect with us

Albania

Si i gënjeu Rama shqiptarët, ja sa u rrit ekonomia në këto 12 vite

Published

on

Të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi rritjen reale të ekonomisë së shqiptarëve për frymë, të publikuara në databazën statistikore online të FMN-së, tregojnë se mirëqënia e shqiptarëve është përmirësuar me 69%, shifër kjo shumë më e ulët se sa pretendimi i qeverisë Rama për “rritje me 2.5 herë” të ekonomisë që prej vitit 2013.

Të dhënat e FMN-së tregojnë gjithashtu që, shumë vende të tjera me nivel ekonomik të ngjashëm me Shqipërinë në Evropën Lindore, kanë pasur rritje ekonomike shumë më të lartë se sa Shqipëria. Për shembull, përgjatë periudhës 2013 dhe 2025, ekonomia e Bullgarisë për frymë është rritur me 130%, ajo e Hungarisë është rritur me 134%, Rumania me 161% ndërsa Turqia është rritur me 124%.

Më afër në rajon, ekonomia e Serbisë është rritur me 92%.

Vendet e tjera të rajonit, të cilat kanë probleme me qeverisjen, kanë norma rritjeje të përafërta ose më të ulëta se sa Shqipëria. Maqedonia e Veriut është rritur me 69%, Kosova me 60% ndërsa Bosnja është rritur me 59%. Bjellorusia, vendi që gjendet nën diktaturë, është rritur me 34% ndërsa Ukraina, vendi që ka përjetuar një luftë mizore tashmë prej më shumë se tre vitesh, është rritur në PBB për frymë me çmime konstante me 3.9%.

Advertisement

Rritja ekonomike është një fushë e debatuar gjerësisht dhe ekonomistët kanë punuar tashmë prej një shekulli për të gjetur mënyrat më të mira të matjes dhe të krahasimit, për të parë ecurinë në kohë apo për të krahasuar ecurinë me vende të tjera.

Ekonomistët dallojnë rritjen e ekonomisë nominale nga ajo reale për të kuptuar drejt gjendjen e mirëqënies së popullsisë së përgjithshme ndërsa, për shkak se rritja ekonomike nuk është e njëtrajtshme dhe nuk prek në mënyrë të barabartë të gjithë popullsinë, ajo nuk nënkupton automatikisht rritje mirëqenieje.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka zhvilluar përgjatë dekadave një bazë të gjerë të dhënash statistikore mbi të gjitha vendet anëtare, të dhëna që gjenden të publikuara në faqen e saj të internetit për t’u konsultuar nga të gjithë të interesuarit.

Advertisement

Ekonomia shqiptare, e matur me dollarë ndërkombëtarë të vitit 2021, dhe me çmime konstante ishte në nivelin 12,700 për frymë në vitin 2013 dhe u rrit në 19,600 në vitin 2025. Këto nuk janë dollarë amerikanë dhe nëse po mendoni të llogarisni se një shumë e tillë parash, e lexuar në dollarë amerikanë, nuk gjenden në xhepin tonë sot, kjo ka të bëjë me faktin se po flasim për një monedhë tjetër, një monedhë që është shpikur nga FMN për të matur ecurinë e vërtetë të një ekonomie, gjë që nuk bëhet dot nëse përdoren monedhat e zakonshme, lekë apo euro, për shkak se këto monedha zhvlerësohen dhe inflacionohen.

Nëse doni të dini se sa ka qenë Prodhimi i Brendshëm për Frymë në lekë me çmimet e vitit përkatës, FMN e ka përgjigjen edhe për këtë. Në vitin 2013, PBB për frymë ishte 466 mijë lekë në vit, ndërsa në vitin 2025 pritet të arrijë në 962 mijë lekë, me një rritje në masën 106%. Diferenca e rritjes me çmime konstante në masën 69% dhe rritjes me çmime korrente 106% është inflacion.

Në të vërtetë, rritja është gjendja natyrore e ekonomisë përgjatë të gjithë historisë moderne. Çdo ekonomi në botë rritet, me raste më shpejt, me raste më ngadalë, me raste rrëzohet për shkak të krizave të ndryshme dhe pastaj rikthehet te rritja. Në ekonomiksin ndërkombëtar, flitet në fakt jo për rritje, por për ritmin e rritjes. Sepse, argumentohet me shumë të drejtë që, përgjatë epokës së revolucionit industrial, pra tre shekujt e fundit, ekonomia e Afrikës është rritur mesatarisht me 0.7% në vit ndërsa ekonomia e vendeve të zhvilluara është rritur me mesatarisht 1.7%. Diferenca prej 1%, e cila mund të duket e vogël, përgjatë dekadave bën dallimin, një ekonomi bëhet e pasur dhe tjetra mbetet e varfër.

Advertisement

Parë në këtë kontekst, ekonomia kombëtare përgjatë dekadës së fundit ka pasur një rritje të mjerë. Termi i përdorur teknikisht është rritje nën potencial. Vetëm pak javë më parë, Instituti i Statistikave kreu një rishikim të të dhënave mbi ecurinë e ekonomisë shqiptare që nga viti 1996  e deri më sot. Të dhënat e publikuara tregojnë se ritmi i rritjes së ekonomisë është ngadalësuar në mënyrë dramatike përgjatë dekadës së fundit, me një përmirësim pas periudhës së pandemisë COVID-19. Vitet 2012, 2013, 2024, 2015 e 2016 kanë qenë veçanërisht të këqija, sipas shifrave të INSTAT. Shifrat e viteve të fundit duhet të merren gjithsesi me rezerva pasi, historikisht, Instituti i Statistikave ka rishikuar ekonominë në rënie. Pra, nëse do të lexoje INSTAT në vitin 2012 do të lexoje për rritje në masën 1.6% ndërsa shifra e rishikuar për atë vit sot është 0.86%. Pra, nuk do të jetë çudi që kur viti 2023 të rishikohet pas një dekade, dhe nën një qeveri tjetër, vlerësimi për rritjen të mos jetë më 4.2% por më pak se kaq.

Rritja konsiderohet nën potencial për shkak se, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, Shqipëria ka pasur gjatë këtyre tre mandateve të qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, potencialin, pra mundësinë, për t’u rritur në terma realë në masën 4.5% në vit. Mesatarja e shifrave të dhëna nga INSTAT flet për rritje në masën 2.7%. Diferenca prej 1.8% mund të ngjajë jo impresionuese, por në terma afatgjatë, ky deficit në rritjen ekonomike bën diferencën mes të qenit një vend i pasur dhe të qenit një vend i varfër.

Rritja ekonomike, edhe nëse është e barabartë me potencialin, apo më e lartë se sa potenciali, nuk garanton automatikisht rritjen e mirëqenies. Sepse rritja sipas gjasave nuk prek qytetarët në mënyrë të barabartë dhe se, nëse ekonomia rritet për disa, por ulet ose nuk rritet për shumicën, kjo nuk përbën rritje mirëqenieje. Është shumë domethënëse që, përgjatë viteve të fundit, rritja ekonomike është furnizuar në pjesën dërrmuese nga dy sektorë të ekonomisë, ndërtimi më shumë dhe turizmi, në shkallë më të vogël. Të dy këto sektorë nuk përfaqësojnë të gjithë shqiptarët, në fakt përfaqësojnë një pjesë të vogël të shqiptarëve. Sektorë që prekin jetën e më shumë shqiptarëve, si bujqësia dhe manifaktura, nuk kanë pasur rritje.

Advertisement

Të dhënat e INSTAT tregtojnë se bujqësia ka ardhur në rënie reale në katër vitet e fundit, ndërsa manifaktura, ku punësohen dhjetëramijëra shqiptarë, ka qenë në rënie përgjatë dy viteve të fundit.

Në një shembull më të thjeshtë, nëse ekonomia e një vendi rritet nga 10 në 12 lekë, pra rritet me 20%, por zyrtarët e korruptuar përvetësojnë 3 lekë, atëherë, megjithëse ekonomia është rritur me 20%, qytetarët në realitet po jetojnë me 10% më pak.

Fakti është që edhe ajo rritje e tre- katër viteve të fundit, është, jo vetëm e paqëndrueshme, pasi mbështetet te ndërtimi, por është edhe e pabarabartë./BIRN

Advertisement
Continue Reading

Albania

Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri, përkon me 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan

Published

on

By

Të enjten më 1 janar 2026 në kishat ortodokse të Shqipërisë do zhvillohet Liturgjia e Shenjtë për kremtimin e Shën Vasilit. 1 janari përkon edhe me fillimin e vitit të ri kalendarik, teksa do të zhvillohet edhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri, një lutje specifike e kishës ortodokse.

Në Tiranë, ceremonia do zhvillohet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe do fillojë në orën 08:00 të mëngjesit.

Gjithashtu, 1 janari përkon edhe me ditëlindjen e 70-të të Kryepeshkopit Joan, me Kryebariun e kishës që do drejtojë Shërbesën e Shenjtë në Tiranë. Pas Liturgjisë Hyjnore do ketë dhe pritje te Qendra Sinodike.

“Të dashur besimtarë, ju njoftojmë që ditën e enjte më 1 JANAR 2026, ora 8:00, do të zhvillohet Liturgji Hyjnore në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë. Këtë ditë kremtojmë Rrethprerjen në mish të Zotit tonë Jisu Krisht, Shën Vasilin e Madh dhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri”, njofton Kisha Ortodokse.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Ambasada e SHBA në Tiranë u uron shqiptarëve Vitin e Ri: Të forcojmë partneritetin tonë!

Published

on

By

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka përcjellë shqiptarëve urimet për Vitin e Ri, duke theksuar forcimin e vazhdueshëm të partneritetit mes dy vendeve, bazuar në qëllime dhe vlera të përbashkëta.

Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, Ambasada thekson se fundi i vitit shërben si një moment reflektimi mbi arritjet e përbashkëta dhe njëkohësisht si një periudhë entuziazmi për zhvillimet që priten gjatë vitit 2026.

“Ndërsa viti po i afrohet fundit, duam të festojmë arritjet tona më të mëdha dhe gjithë entuziazmin për atë që do të vijë në vitin 2026! Nga vizita historike e USS Mount Whitney në brigjet e Shqipërisë, te Shtetet e Bashkuara që do të presin ngjarjet më të mëdha sportive ndërkombëtare në botë, partneriteti ynë vazhdon të forcohet përmes qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta. Gëzuar Vitin e Ri nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë!”, thuhet ne mesazhin e tyre.

Advertisement
Continue Reading

Albania

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

Published

on

By

Qytetarë që kishin planifikuar të udhëtonin sot nga Londra drejt Tiranës me kompaninë ajrore “Wizz Air” kanë denoncuar sërish mungesë serioziteti dhe kompetence nga ana e kësaj kompanie.

Sipas denoncuesve, pas imbarkimit dhe hyrjes në avion, ata janë detyruar të zbresin sërish me arsyetimin se në kontenier ishte ndezur një sinjal paralajmërues.

Pas zbritjes, udhëtarët janë përballur me orë të tëra pritjeje pa asnjë informacion të qartë, ndërsa i vetmi shpjegim i dhënë nga kompania ka qenë se ekziston një problem teknik.

Qytetarët kërkojnë reagim të menjëhershëm dhe nisjen sa më shpejt drejt destinacionit të tyre, ku i presin familjarët për t’u bashkuar me festat. Ata theksojnë se kjo nuk është hera e parë që hasin probleme me këtë kompani ajrore.

Advertisement

“Wizz Air” është shpeshherë objekt ankesash për vonesa të shumta, anulime në momentet e fundit dhe mungesë komunikimi apo përgjigjeje ndaj udhëtarëve.

Continue Reading

Live ALBUK TV

Popular4 hours ago

Kush ishin lajmet më të çuditshme dhe virale nga bota në vitin 2025

Bota4 hours ago

Putin në fjalimin për Vitin e Ri: Rusia do të fitojë në Ukrainë

Albania5 hours ago

Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri, përkon me 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan

Sports7 hours ago

Sir Ferguson sot në 84-vjetorin e tij i rikthehet historisë personale: Nuk fola dy vite me babain…vetëm pija alkool

Bota8 hours ago

10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës që po ndryshojnë botën

Bota8 hours ago

Presidenti i Kinës mban fjalimin e fundvitit: Në 2026-ën zotohem të bashkohemi me Tajvanin

UK9 hours ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

Sports9 hours ago

”Kalaja” e pamposhtur, Arsenali pa humbje në ”Emirates” në pjesën e parë të sezonit

Kosova9 hours ago

Zgjedhjet në Kosovë, minus 52 mijë vota, si shpjegohet rënia e LDK-së?

Albania9 hours ago

Ambasada e SHBA në Tiranë u uron shqiptarëve Vitin e Ri: Të forcojmë partneritetin tonë!

Bota9 hours ago

“Gjermania po plaket!”, Merz u drejtohet qytetarëve: 2026-a është një pikë kthese për kombin tonë

Albania9 hours ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK17 hours ago

58000 kilometra në këmbë nga Kili në Britani, historia e pazakontë e ish-ushtarit

Kosova17 hours ago

Kosova ngre aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën e Reçakut

Show - Biz17 hours ago

Dy shtetet që e festojnë të parët Vitin e Ri

UK2 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania3 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania9 hours ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

Albania4 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK4 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports2 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK1 day ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania3 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania1 day ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK2 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Kosova2 days ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Bota2 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK9 hours ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

Albania2 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

UK2 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Trending