ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia njohin zyrtarisht shtetin palestinez 3 hours ago
Gazeta e madhe italiane zbulon detajet: Inter u tërhoq nga gara për Lookman shkaku i këtij lojtari 9 hours ago
Aeroplanët luftarakë britanikë “mbrojnë qiellin polak” pas inkursionit të dronëve rusë 9 hours ago
“Merrni mbrapsht të burgosurit”, Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm! 9 hours ago
Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista 11 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Si të dilet nga ngërçi në Kuvendin e Kosovës?

albnews by albnews
22 April, 2025
in Kosova
0
Si të dilet nga ngërçi në Kuvendin e Kosovës?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në rast se partitë politike nuk arrijnë një marrëveshje apo kompromis për votimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetarëve të tij, ato rrezikojnë ta bllokojnë konstituimin e këtij institucionit ligjvënës dhe ta fusin vendin në ngërç institucional, thonë njohësit e çështjeve politike dhe kushtetuese.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila nisi më 15 prill, këtë të hëne u ndërpre për herë të katërt dhe për pasojë është shtyrë për të mërkurën në orën 10:00, përcjell A2.

RelatedPosts

Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

Kongresisti Brian Mast dërgon amendament në Kongres, kërkon mbështetjen e SHBA-së për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Vranë një civil shqiptar dhe keqtrajtuan 6 të tjerë, ‘Specialja’ në Prishtinë ‘kopsit’ dosjen ndaj 2 shtetasve serbë

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), partia fituese e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, si dhe tri partitë tjera, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e kanë fajësuar njëra-tjetrën për bllokim të konstituimit të Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila këmbëngul në propozimin që deputetja e saj, Albulena Haxhiu, të jetë kryetare e Kuvendit, ka kërkuar marrëveshje me partitë e tjera politike për këtë çështje, si dhe për zgjedhjen e nënkryetarëve të legjislativit.

Propozimi i LVV-së është kundërshtuar në vazhdimësi nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja.

Kompromisi i mundshëm

Albert Krasniqi nga Demokraci Plus (D+) në Prishtinë, thotë për Radion Evropa e Lirë se në aspektin politik, konstituimi i Kuvendit gjendet në një bllokadë, për shkak të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila nuk ka rritur t’i sigurojë 61 votat e domosdoshme nga deputetët, për ta miratuar propozimin e saj.

“Kur nuk i ke numrat, duket kompromis dhe nuk mund të imponosh kandidatë [për kryetar të Kuvendit]”, thekson Krasniqi.

Ai shton se, marrë parasysh refuzimin kategorik të propozimit të LVV-së nga tri partitë tjera, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, partia fituese do të duhej të lëshonte pe.

“Do të duhej që Lëvizja Vetëvendosje të bënte përpjekje për të dialoguar me partitë politike, në mënyrë që të ketë një kandidat të përshtatshëm – së paku për shumicën e deputetëve – në mënyrë që ta zhbllokojë situatën”, thotë Krasniqi.

Mendim të ngjashëm ka edhe profesori i të Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu. Ai thekson se deri të mërkurën, kur pritet vazhdimi i seancës, partitë politike duhet ta gjejnë një kompromis, i cili do ta zhbllokonte ngërçin, në të cilin ka ngecur konstituimi i Kuvendit.

Kompromisi, sipas tij, nënkupton një marrëveshje që përfshin propozimet në pako, për kryetarin e Kuvendit dhe për pesë nënkryetarët, nga partitë shqiptare dhe të komuniteteve pakicë joserbe dhe serbe.

“Gjatë këtyre 48 orëve, të merren vesh [partitë politike] që në pako të gjejnë kompromis. Pra, nëse jo me këtë kandidat – që tri here i ka dështuar partisë apo koalicionit fitues – atëherë me ndonjë kandidat tjetër, i cili mund të jetë më i pranueshëm për partitë e tjera, si kryetar Kuvendi, si dhe për kandidatët për nënkryetarë”, thekson Baraliu.

Sipas Rregullores së Kuvendit të Kosovës, çdo ndërprerje e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, nuk mund të zgjasë më shumë se 48 ore.

Përderisa PDK-ja dhe AAK-ja kanë sugjeruar se Lëvizja Vetëvendosje duhet ta propozojë një kandidat tjetër të pranueshëm për partitë politike, LDK-ka ka theksuar se nuk do ta votojë asnjë kandidat të LVV-së për kryeparlamentar.

Çfarë në rast se nuk ka kompromis ndërmjet partive politike?

Mungesa e marrëveshjeje eventuale ndërmjet partive politike që do ta zgjidhte situatën për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, do ta thellonte edhe më tej ngërçin institucional.

Të këtij mendimi janë Krasniqi dhe Baraliu.

Siç thonë ata, në rast se nuk ka pajtim ndërmjet partive politike për zgjedhjen e kryetarit i Kuvendit edhe të mërkurën, nuk ka ndonjë kufizim ligjor që seanca konstituive të vazhdojë çdo 48 orë pas secilës ndërprerje, “deri në pafundësi”.

Krasniqi shpreh mendimin se Lëvizja Vetëvendosje mund të vazhdojë të mos propozojë një emër tjetër për kryetar Kuvendi.

“Nëse LVV-ja nuk propozon emër, atëherë kjo mund të kontestohet në Gjykatën Kushtetuese, për shkak se e drejta për të propozuar nuk nënkupton edhe të drejtën për të imponuar kandidat dhe, aq më pak, për të bllokuar konstituimin e Kuvendit”, thotë Krasniqi.

Por, të drejtën për t’iu drejtuar për çështje të caktuara Gjykatës Kushtetuese e kanë vetëm presidentja e Kosovës, avokati i popullit dhe Kuvendi i Kosovës.

Profesor Baraliu shpreh mendimin se para se ndonjëri nga institucionet eventualisht t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, për çështjen e zhbllokimit të procesit të konstituimit të Kuvendit, mund të ndërhyjë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai thekson se presidentja Osmani ka kompetencë kushtetuese që të garantojë mbarëvajtjen dhe “funksionimin kushtetues të institucioneve”.

“Në këtë rast mbarëvajtja nënkupton – edhe proceduralisht – fillimi dhe vazhdimi i konstituimit të Kuvendit. Mbi këtë bazë, ajo mund të intervenojë në çdo kohë”, theksoi Baraliu.

Megjithatë, ndërhyrja e presidentes në këtë rast është vetëm një lloj ndërmjetësimi ose ftese për partitë politike që të merren vesh për ta çuar në fund procesin e konstituimit të Kuvendit.

Në të kundërtën, sipas Baraliut, presidentja Osmani, Avokati i Popullit ose një grup deputetësh të Kuvendit, mund ta dërgojnë një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, “për vlerësim lidhur me kufizimin e afateve për konstituimin e Kuvendit, e sidomos për atë se a ka kufizime lidhur me përsëritjen e vazhdimit të seancës për çdo 48 orë”.

“Çfarë duhet bërë në këtë situatë? Gjykata [Kushtetuese] e ka pasur edhe një deklarim më herët që të mos bëhen pyetje të tilla ‘çka dhe si”. Por, duhet gjetur një formulim i duhur, në mënyrë që ta detyrojë Gjykatën që të japë një mendim adekuat dhe kompetent”, u shpreh Baraliu.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Presidencës së Kosovës lidhur me këtë çështje, por deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka marrë përgjigje.

Javën e kaluar, Osmani kishte shprehur gatishmërinë e saj për të biseduar me partitë politike për rrugën përpara, nëse ato e shohin këtë të nevojshme.

Duke marrë për bazë mospajtimet ndërmjet partive politike lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, nga Lëvizja Vetëvendosje, të hënën është thënë se duhet të thirren grupet politike, të konstituohet Kuvendi dhe më pas, të arrihet pajtimi që ai të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje./ REL 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia njohin zyrtarisht shtetin palestinez

Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia njohin zyrtarisht shtetin palestinez

21 September, 2025
INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE

Gazeta e madhe italiane zbulon detajet: Inter u tërhoq nga gara për Lookman shkaku i këtij lojtari

21 September, 2025
Aeroplanët luftarakë britanikë “mbrojnë qiellin polak” pas inkursionit të dronëve rusë

Aeroplanët luftarakë britanikë “mbrojnë qiellin polak” pas inkursionit të dronëve rusë

21 September, 2025
“Merrni mbrapsht të burgosurit”, Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm!

“Merrni mbrapsht të burgosurit”, Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm!

21 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result