Superiorja ul siparin/ Tirana siguron “Play Out”, Partizani në “Final Four”, bien Skënderbeu dhe Laçi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Emocione, spektakël dhe shumë gola – kështu u mbyll kampionati i rregullt i Kategorisë Superiore në futbollin shqiptar.

Tirana arriti një fitore të rëndësishme 0-2 ndaj Dinamos në Rrogozhinë, duke siguruar një vend në Play Out. Ndërkohë, Laçi dhe Skënderbeu nuk ia dolën të mbijetojnë dhe zbritën nga elita. Në “Final Four” për titullin shkojnë Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani.

Në sfidën Dinamo-Tirana, bardheblutë e trajnerit Shkëmbi nisën fuqishëm që në minutat e para, duke kërkuar golin. Ata arritën të zhbllokojnë rezultatin pas një goditje këndi, ku Rafael shfrytëzoi dobësinë në mbulim dhe dërgoi topin në rrjetë.

Me epërsinë 0-1, Tirana shkoi në pushim, por pjesa e dytë nuk ishte aspak e lehtë. Dinamo u përpoq të reagojë dhe Loran rrezikoi me një goditje shumë pranë portës. Megjithatë, ishte Tirana që vulosi fitoren në minutat e fundit, me Zharmunin që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë ekipit qetësinë përfundimtare dhe mundësinë të mendojë për ndeshjen e Play Out-it.

Në sfidat e tjera të javës së fundit, Partizani fitoi 2-0 ndaj Elbasanit, duke e lënë këtë të fundit jashtë top katërshes.

Bylisi siguroi mbijetesën me një fitore vendimtare 1-2 në Korçë ndaj Skënderbeut, duke lënë kështë korçarët jashtë Superiores për sezonin e ardhshëm. Sakaq, barazimi 1-1 me Vllazninë nuk mjaftoi që Laçi të ruante vendin në Superiore, duke zbritur në Kategorinë e Parë. 

Share This Article