Per te kuptuar shkundjen sizmike qe kane pesuar dy partite e medha tradicionale britanike, ne lokalet e pjeseshme te Anglise, mjafton fakti qe partia e Brex-it e Nigel Farage, ka fituar edhe pse me 6 vota diference ne bastionin e 16 me te sigurt te Laburisteve! Nuk ka dhurate me te pakendshme per Laburistet, partine e punetoreve ne Britani.
Ne diten e 1 Majit, diten qe shenoj rekord politik dhe atmosferik si 1 Maji me i nxehte me 28 grade ne historine klimaterike te ishullit qe kur kane filluar te mbahen rekordet! Konservatoret britanik kane pasur humbje akoma me te medha, duke ja lene, argumentueshem, vendin e opozites, Partise Reforma! Te besoje para nie viti drejtuesin e kesaj partie, babain e Brexit Nigel Farage se do fitonin nje bastion kaq te forte nga Laburistet do dukej sikur flisje me nje njeri te ardhur nga planeti Mars! Por fakti eshte se kjo parti proteste tani do kete te paren deputete nga rradhet e saj ne parlamentin britanik!
Rezultati i zgjedhjeve lokale ne Angli edhe pse afro 25 perqind e votueseve moren pjese, ngre pikepyetje per c’ka mund te ndodh me sistemin tradicional dy partiak ne Britani ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare, nese vazhdon ky trend ofensiv, qe mbeshtetet edhe nga sondazhe, me nje kryetar partie qe konsiderohet mik i Donald Trump! Deri atehere, partia Reforma, ka parkuar tanket ne livadhin politike te Laburisteve dhe konservatoreve, ku po flitet se kryeminstri britanik Starmer, mund te beje ndryshime ne kabinetin e tij qeveritar, ne shenje reflektimi ndaj pakenaqesise dhe padurimit te elektoratit ndaj ndryshimeve te premtuara, qe sollen Laburistet ne pushtet ende pa mbushur vitin!