Connect with us

Albania

“La Repubblica”: Shqipëria po gërryhet nga erozioni, një ishull u zhduk

Published

on

Mbi 150 km të bregdetit Adriatik, nga një total prej 270 gjithsej janë goditur nga fenomeni i erozionit. Episode tronditëse janë ato si një pyll i mbrojtur me pisha u shkatërrua, vilat e pajisura si kioska plazhi u fshinë dhe ishulli që austriakët ia kushtuan Franz Jozefit I, u zhduk. “Ndryshimi i klimës dhe ndërtimi i egër nga hiperturizmi po kthehet në një përzierje vdekjeprurëse” – shkruan gazeta italiane “La Repubblica”.

Nga Velipoja, ku forca e valëve po e shndërron në hi një pyll me pisha shekullore, deri në Golem, ku çimentimi po përshpejton erozionin, bregdeti shqiptar po vuan keq. Është faji i një përzierjeje vdekjeprurëse që shton ngrohjen globale dhe urbanizimin kaotik nga mbiturizmi.

NASA: Detet janë rritur me 10 centimetra në 30 vitet e fundit

Rritja e nivelit të detit po ndikon në të gjithë planetin. Sipas NASA-s, nga viti 1993 deri në 2023 niveli mesatar i detit në Tokë është rritur me 10 cm. Në Shqipëri, ku turizmi ka shpërthyer (nga 5.9 milionë vizitorë në vitin 2018 në mbi 10 milionë në vitin 2023), përhapja e hoteleve, restoranteve dhe bareve në plazh po shkakton pasoja edhe në natyrë.

Advertisement

“Nga 273 kilometra vijë bregdetare që laget nga deti Adriatik, 154 km janë të prekura nga erozioni”, – deklaron Besjana Shehu, një specialiste e planifikimit urban, për “Agence France Presse”. Në Velipojë, në veriun e largët të vendit, deti përparon me më shumë se 5 metra çdo vit dhe futet më shumë se 200 metra në pyll, duke kërcënuar një ekosistem të tërë që nuk mund të mbijetojë në ujë të kripur. Në bregdet, pishat mezi po i rezistojnë agresivitetit të valëve. Dhjetëra trungje pemësh shtrihen të bllokuara në rërë, disa të braktisur pas stuhive të dhunshme të ditëve të fundit të prillit.

Ishulli i zbuluar nga hartografët e Perandorisë

Edhe pse Ishulli Franz Jozef, në grykëderdhjen e lumit Buna, ekziston ende në guidat turistike dhe në harta, që nga viti 2012 ai është zhdukur pasi është gëlltitur nga deti. I emërtuar nga hartografët austriakë në vitin 1870 për nder të ish-perandorit, ishulli ishte rezultat i depozitave pjellore aluviale. 150 metra larg bregdetit, 19.5 hektarët e saj ishin të mbuluar me pyje dhe bimësi të egër.

Advertisement

“Një parajsë për shumë lloje zogjsh deti, një strehë paqeje edhe për ne… e zhdukur plotësisht”, – thotë Lule Coli, menaxhere e një bari të vogël në plazh. Ishulli u zhduk gradualisht, viktimë e rritjes së nivelit të ujit dhe erozionit. Por ndërtimi i digave dhe hidrocentraleve në rajon rezultoi të ishte një faktor vendimtar, i cili përshpejtoi zhdukjen e tij, thekson Ervis Krymi, profesor i gjeografisë.

Banorët e Kunes, disa kilometra më në jug, janë gjithashtu të shqetësuar. Vit pas viti, stuhitë detare shumohen dhe bregdeti tani i ngjan një varreze pemësh. “Për shkak të ndryshimeve klimatike në vitet e fundit, deti është bërë shumë agresiv, duke përparuar drejt tokës me një ritëm frenetik”, – paralajmëron Jak Gjini, një ekspert mjedisor nga Lezha. Të përpirë nga valët, bunkerët e ndërtuar përgjatë bregdetit nga diktatura komuniste shqiptare në vitet 1970 janë zhdukur. Kjo ka zhvendosur edhe baret e vogla buzë detit që menaxhohen nga familjet vendase. Forca e detit ishte e tillë që edhe thasët e mbushur me rërë nuk kishin asnjë vlerë.

Bunkerët e fundosur të regjimit

Advertisement

“Këtu dikur kishte dy bunkerë. Tani janë nën ujë. Deti po vjen dhe do të na marrë gjithçka… brenda 4 ose 5 vjetësh nuk do të mbetet asgjë”, thotë Vera Faslliaj, e cila drejton një restorant të vogël të quajtur “Poseidon”. Ajo e thotë këtë me një zë të dridhur, sikur shpreson që perëndia greke e detit do ta mbrojë.

Autoritetet shqiptare thonë se rritja e nivelit të detit përbën rreziqe serioze përmbytjesh për shumicën e zonave urbane të vendit. “Në total, deri në vitin 2030, afërsisht 1 082,45 km2, ose 32% e sipërfaqes së habitateve bregdetare, do të vuajnë pasojat e drejtpërdrejta të përmbytjeve”, – vlerëson Agjencia e Emergjencave Civile.

Në Golem, 49 km në jugperëndim të Tiranës, pronarët e hoteleve janë të shqetësuar për indiferencën e autoriteteve për të gjetur zgjidhje dhe për të ndaluar urbanizimin e pakontrolluar në bregdet. “Deti mezi pret që autoritetet të zgjohen”, – ankohet Edvin Dule, menaxher hoteli.

Advertisement

Gjatë 16 viteve të fundit, plazhi ka humbur rreth 70 metra vijë bregdetare (shumëfishimi i hoteleve e ka përkeqësuar më tej erozionin) dhe po zvogëlon rërën në të cilën mbështetet për të tërhequr turistët. “Është një fenomen shumë shqetësues që ka një ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomi dhe turizëm. Nëse nuk arrijmë të ofrojmë kushte, çadra, shezlongje, aktivitete në plazh… ne ulim cilësinë e ofertës sonë, e cila më pas përkthehet në shifra”, – përfundon Dule. 

Continue Reading

Albania

Veliaj dhe Meta urojnë Vitin e Ri 2026 nga qelia, me mesazhe shprese dhe bashkimi

Published

on

By

Dy figura të politikës shqiptare, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kanë përcjellë urimet e tyre për Vitin e Ri 2026, edhe pse ndodhen në paraburgim.

Erion Veliaj iu drejtua qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë me një mesazh të gjatë e emocional, ku uroi shëndet, lumturi, arritje dhe shpresë për vitin e ri. Në fjalën e tij, ai vuri theks të veçantë te solidariteti dhe mbështetja për shtresat më në nevojë të shoqërisë.

“Një urim zemre për të pamundurit, për të sëmurët, për ata që ndihen të braktisur, për familjet në vështirësi, për emigrantët që punojnë me djersë larg shtëpisë – ju uroj forcë dhe ngrohtësi këtë vit të ri.”, shkruan Veliaj.

Ndërkohë, edhe ish-presidenti Ilir Meta përcolli një mesazh urimi për qytetarët shqiptarë, duke u dëshiruar shëndet, paqe, gëzim dhe mbarësi. Meta e përshkroi vitin 2026 si “vitin e bashkimit, të guximit qytetar dhe të ringjalljes së shpresës”, duke nënvizuar nevojën për përballje të vendosur me sfidat dhe angazhim për një Shqipëri më të drejtë, më sociale dhe më njerëzore. Ai theksoi rëndësinë e barazisë para ligjit, respektimit të lirive dhe dinjitetit njerëzor, si dhe krijimit të mundësive që çdo qytetar të jetojë me siguri dhe mirëqenie në vendin e tij.

Continue Reading

Albania

Bebet e para të 2026! Dy vajza lindin në maternitetet e Tiranës

Published

on

By

Dy vajza janë bebet e para të lindura në Shqipëri në vitin 2026. Njëra erdhi në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ndërsa tjetra në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Continue Reading

Albania

Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri, përkon me 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan

Published

on

By

Të enjten më 1 janar 2026 në kishat ortodokse të Shqipërisë do zhvillohet Liturgjia e Shenjtë për kremtimin e Shën Vasilit. 1 janari përkon edhe me fillimin e vitit të ri kalendarik, teksa do të zhvillohet edhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri, një lutje specifike e kishës ortodokse.

Në Tiranë, ceremonia do zhvillohet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe do fillojë në orën 08:00 të mëngjesit.

Gjithashtu, 1 janari përkon edhe me ditëlindjen e 70-të të Kryepeshkopit Joan, me Kryebariun e kishës që do drejtojë Shërbesën e Shenjtë në Tiranë. Pas Liturgjisë Hyjnore do ketë dhe pritje te Qendra Sinodike.

“Të dashur besimtarë, ju njoftojmë që ditën e enjte më 1 JANAR 2026, ora 8:00, do të zhvillohet Liturgji Hyjnore në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë. Këtë ditë kremtojmë Rrethprerjen në mish të Zotit tonë Jisu Krisht, Shën Vasilin e Madh dhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri”, njofton Kisha Ortodokse.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Albania24 hours ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK3 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania3 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania5 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK23 hours ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

UK5 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports3 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK2 days ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania3 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania2 days ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK2 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Bota3 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Kosova3 days ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Albania2 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

UK2 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Trending