PS dhe PD bien dakord, miratohet rregullorja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit

albnews
By
1 Min Read

Miratimi i rregullores së Komisionit Hetimor për Zgjedhjet e 25 Prillit ka qenë çështje kryesore që hapte debate dhe ka shkaktuar edhe largimin e deputetëve socialistë nga mbledhja.

Pas shumë diskutimesh, sapo është miratuar rregullorja e Komisionit, e propozuar nga deputeti demokrat Edmond Spaho. Deri më tani, kjo rregullore është pranuar në parim, ndërsa pritet votimi nen për nen pas kthimit nga pushimi.

Zëvendës kryetari i komisionit, Tonin Gogu tha “Jemi dakord që të marrim ne shqyrtim atë rregullore që ka firmosur zoti Spaho”.

Kryetari i Komisionit Enkelejd Alibeaj tha “Të marrim një nga rregulloret e mëparshme të Komisioneve Hetimore”.

Pas këtyre propozimeve, komisioni votoi me shumicë rregulloren në parim, ndërsa nga deputetët socialistë u kërkua 5 minuta pushim para se të bëhej votimi nen për nen.

Share This Article