Një bunker shumë i rrallë i Luftës së Ftohtë i fshehur në fshatin e Norfolkut në Britani të Madhe, është nxjerrë në shitje për vetëm 20,000 funte.
Bunkeri i Korpusit Mbretëror të Vëzhguesve (ROC) i epokës së Luftës së Ftohtë në Dersingham, dikur ishte pjesë e një rrjeti të madh bunkerëve vëzhgimi në të gjithë vendin.
U ndërtua në vitin 1957, si pjesë e një sistemi paralajmërimi të hershëm, për të zbuluar sulmin bërthamor të afërt dhe për të llogaritur pasojat e tij.

Mbetja e jashtëzakonshme e historisë do të dalë në ankand për një çmim prej 20,000 funtesh më 8 maj dhe ndodhet në Sandringham.
Fotografitë e bunkerit tregojnë një shkallë metalike që zbret 4.5 metra në tokë.
Brenda, ka vetëm dy dhoma gjithsej, me më të voglën që përmban tualetin, ndërsa dhoma më e madhe përdorej për vëzhgim dhe gjumë.
Pranë mureve të konsumuara, mund të shihet një manekin i çuditshëm i zhveshur.

Pa veshur asgjë, dhe vetëm me një paruke bionde dhe qerpikë artificialë, figura e çarë dhe e dhëmbëzuar u shton një ndjesi të çuditshme fotove të strehës historike, e cila është lënë pas dore për shumë vite.
Gjatë përdorimit, streha do të ketë qenë e pajisur me mobile standarde në formën e karrigeve prej kanavacë, një tavoline të palosshme, një raft, një dollap dhe një krevate marinari me kornizë metalike.
