Parlamenti Europian mbështet fuqimisht perspektivën për në Bashkimin Europian të Ballkanit Perëndimor, tha sot në një postim në Twitter presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli.
”Mezi presim diskutime të frytshme me kryetarët e parlamenteve nga Ballkani Perëndimor javën e ardhshme! PE mbështet fuqimisht perspektivën europiane për Ballkanin Perëndimor. Pas ndërprerjes së vitit të kaluar, ne duhet të shtyhemi edhe më shumë drejt ecjes përpara dhe parlamentet janë faktorë kryesorë në këtë drejtim”, shkruan Sassoli në Twitter.
Javën e ardhshme kryetarët e parlamenteve të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen nën
patronazhin e presidentit të PE për të diskutuar perspektivat europiane për rajonin e tyre./ATSH/