• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, June 4, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
PSG solli trofeun e CHL në shtëpi, Parisi shndërrohet në ‘arenë lufte’, mbi 300 të arrestuar

Fijet që lëvizi PD për të arritur tek mesazhi i SHBA-së që përjashtoi Ramën

by albnews
1 June, 2025
in Albania
0
15
VIEWS

Deklarata e fundit e ambasadës amerikane në Tiranë për zgjedhjet e 11 majit ka ngjallur shumë pikpyetje për dy fakte të thjeshta. E para sepse ajo është katërcipërisht më diskrete se ajo për fitoren e Edi Ramës katër vite më parë, dhe së dyti se ajo është ku e ku më e ftohtë se urimet që SHBA i ka bërë liderëve fitues në Ballkan, që kanë zhvilluar zgjedhje njëkohësisht me ne.

Goditja e parë është se Rama as nuk urohet e as nuk përmendet. Në deklaratën koncize thjeshtë thuhet: “Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”. Ajo ndryshon si nata me ditën me qëndrimin që Departamenti i Shtetit mbajti për zgjedhjet e vitit 2021. Aty zëdhënësi Ned Price jo vetëm u shpreh qartë se vendi i tij e “njihte rezultatin”.

Sikur kjo të mos mjaftonte aty theksohej: “Ne përgëzojmë Kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për fitoren e tyre zgjedhore” duke shtuar se “rezultati duhej pranuar nga të gjithë”. Pra në 2025, as urim për Ramën, as deklaratë për njohjen e rezultatit, as thirrje humbësve për ta pranuar atë.

Kjo gjë do të konsiderohej normale nëse administrata e re Trump do të kish përdorur një gjuhë më të rezervuar në të gjitha deklaratat e nxjerra për zgjedhjet e vendeve afër nesh. Por nuk ka ndodhur aspak kështu. Boll që mesazhi i ambasadës së Tiranës të krahasohet me atë për zgjedhjet presidenciale në Rumani, që u zhvilluan menjëherë pas tonave. Duhet ditur se në këtë garë fitoi një kandidat anti Trumpist. Këto zgjedhje zv presidenti amerikan Vance i kritikoi në fjalimin e Mynihut, si refuzim të elitave për të dëgjuar zërin e popullit. Por pavarësisht gjithë këtyre divergjencave ambasada e SHBA në Bukuresht njoftoi se ata mezi presin të bashkëpunojnë me presidentin e ri, Nicușor Dan, si dhe me qeverinë e re që do të instalohet.

Pra ambasada e Bukureshtit ndryshe nga ajo e Tiranës që përgëzoi popullin, iu drejtua me emër fituesit. “Mezi presim të bashkëpunojmë me Nicușor Dan, si President i Rumanisë, dhe me qeverinë e re, për të promovuar prioritetet tona të përbashkëta, si mbrojtja, energjia dhe partneritetet tregtare,” shkroi ambasade e Rumanisë në Facebook.

Pra edhe po të krahasohet me qëndrimet e mëparshme që SHBA ka mbajtur ndaj Ramës, qoftë edhe po të vihet përballë me qëndrimin që kjo administratë e re ka mbajtur në raste të ngjashme, duket qartë se ka një krisje të fortë në trajektoren ndaj qeverisë shqiptare.

Shumëkush e shpjegon këtë ndryshim kursi me faktin e lobimit dhe lidhjeve që ka krijuar PD me njerëzit që qëndrojnë në paradhomën e Trump në Shtëpinë e bardhë. Pak ditë më parë PD nuk e fshehu se po i konteston zgjedhjet në Departamentin Amerikan të Shtetit. Dhe për këtë duket se është ngarkuar kompania lobuese “Continental Strategy” në Uashington, e cila paguhet me 250 mijë dollarë në muaj për çdo shërbim që i kryen opozitës shqiptare.

Në “raportin paraprak” të dorëzuar nga kjo kompani në Departamentin e Drejtësisë më 16 maj, PD këmbëngulte për një “hetim ndërkombëtar” për zgjedhjet si dhe për krijimin e një “qeverie teknike” për të organizuar zgjedhje të lira.

Por, e rëndësishme është të kuptohet se cila është “Continental Strategy” dhe se cilat mund të jenë efektet e saj mbi administratën aktuale. “Continental Strategy” është e themeluar nga njerëz shumë pranë presidentit Trump. Madje, madje, ajo duket si një prodhim i krijuar nga rrethi i tij i ngushtë, ashtu siç ndodh rëndom në Amerikë, ku personazhe të afërm me ata që shkojnë në administratë krijojnë kompani që të kenë mundësi legale të ndikimit pranë tyre. Ai që ka firmosur kontratën e shërbimeve me PD-në është Carlos Trujillo, themeluesi i kësaj kompanie në vitin 2021, ish këshilltar dhe jurist pranë Trump. Por ka edhe më shumë se kaq. Aty bën pjesë edhe Katie Wiles, vajza e Susie Wiles, ish shefja e fushatës së Trump së bashku me La Civitën dhe që sot shërben si shefe kabineti e plotëfuqishme e presidentit amerikan. Po në të njëjtën kompani bën pjesë edhe Alberto Martinez, ish shef stafi i sekretarit aktual të Shtetit, Marco Rubio.

Pra nuk do shumë mund për të kuptuar se ky ekip ka një mundësi të fortë infulence në politikën e jashtme të SHBA-së. A është përdorur kjo rrugë për të nxjerrë qëndrimin amerikan për zgjedhjet shqiptare? Për këtë ende nuk ka fakte. Por deri më tani dihen dy gjëra. E para se “Continental Strategy” e ka dorzuar raportin e opozitës për farsën zgjedhore dhe e dyta se prej aty doli një deklaratë që, ndryshe nga katër vite më parë, as nuk e uronte personalisht Edi Ramën, as nuk thoshte se njihte zgjedhjet dhe as nuk i bënte thirrje palëve për ti pranuar ato.

Previous Post

Pse Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosovës?

Next Post

Vendet më spektakolare në botë

albnews

albnews

Related Posts

Projektet për Vlorën e Shkodrën, Rama jep me koncension vilat qeveritare, do bëhen hotele luksoze
Albania

Projektet për Vlorën e Shkodrën, Rama jep me koncension vilat qeveritare, do bëhen hotele luksoze

4 June, 2025
2050 m mbi nivelin e detit, maja e Vajushës, kufiri mes magjisë dhe reales
Albania

2050 m mbi nivelin e detit, maja e Vajushës, kufiri mes magjisë dhe reales

4 June, 2025
“Jet Ski” i mori jetën turistit britanik, Gjykata e Durrësit cakton ‘arrest shtëpie’ për pronarin e mjeteve lundruese
Albania

“Jet Ski” i mori jetën turistit britanik, Gjykata e Durrësit cakton ‘arrest shtëpie’ për pronarin e mjeteve lundruese

4 June, 2025
Next Post
PSG solli trofeun e CHL në shtëpi, Parisi shndërrohet në ‘arenë lufte’, mbi 300 të arrestuar

Vendet më spektakolare në botë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Biletat për ndeshjen Shqipëri, Serbi po qarkullojnë në ‘tregun e zi’

Biletat për ndeshjen Shqipëri, Serbi po qarkullojnë në ‘tregun e zi’

3 June, 2025
Rruga evropiane e Kosovës shkon përmes normalizimit me Serbinë, thotë Kos

Rruga evropiane e Kosovës shkon përmes normalizimit me Serbinë, thotë Kos

3 June, 2025
10 vjet burgim për tradhti ndaj ShBA-së, Lirim Sylejmani u stërvit dhe luftoi me ISIS-in

10 vjet burgim për tradhti ndaj ShBA-së, Lirim Sylejmani u stërvit dhe luftoi me ISIS-in

3 June, 2025
Investigimi i Sky News: Bandat kriminale në Britani përdorin shtëpi me qira për të ngritur ferma kanabisi, rrezikojnë jetën e fqinjëve të pafajshëm

Investigimi i Sky News: Bandat kriminale në Britani përdorin shtëpi me qira për të ngritur ferma kanabisi, rrezikojnë jetën e fqinjëve të pafajshëm

3 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4805 shares
    Share 1922 Tweet 1201
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2432 shares
    Share 973 Tweet 608
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1888 shares
    Share 755 Tweet 472
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1824 shares
    Share 730 Tweet 456
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1705 shares
    Share 682 Tweet 426
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM