Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave në Turqi.
Ai tutje ka shtuar se Kosova është e gatshme për ndihmë.
Lideri i PDK-së ka shkruar në faqen e tij në Twitter se gatishmëria e Kosovës për të dërguar menjëherë ekipet e specializuara të Forcës së Sigurisë, dëshmon për miqësinë e Kosovës me Turqinë.