Selim Belortaja ambasador i Shqipërisë në Kinë ka treguar për numrin e shtetasve shqiptarë që ndodhen në qytetin Wuhan, epiqendra e gripit që deri më tani i ka marrë jetën 41 personave.
Në një prononcim për Top Channel, ambasadori Belortaja tha se në “dijeninë tonë, në Wuhan janë 4 studentë shqiptarë. Për fat 2 prej tyre janë jashtë (një në Shqipëri e tjetri pat lëvizur në një tjetër provincë). Nga ata dy, vetëm një vajzë na ka kontaktuar dhe nuk është e infektuar në dijeninë e saj”.
Ne, thotë ambasadori Belortaja, i kemi thënë të kontrollohet.
Ambasadori i Shqipërisë në Kinë theksoi se “ regjimi i trajtimit të kontrollit është shumë i rreptë dhe i step njerëzit, plus që i rrezikon pritja në radhë me njerëz potencialisht të infektuar”.