Albania
Reagime për ndërhyrjet në Burgun e Spaçit: Ferri nuk zbukurohet
Suvatimi i një nga godinave të burgut famëkeq të Spaçit, që dikur ishte dhoma e vizitave të të burgosurve, ka ngjallur reagime të ashpra nga aktorët e ruajtjes së kujtesës në vend.
“Ferri nuk zbukurohet, burgu s’është agroturizëm” – këto janë disa nga reagimet që kanë bërë aktivistë dhe organizata të mbrojtjes së kulturës.
Në një letër të hapur drejtuar institucioneve shtetërore, ato kërkojnë menjëherë ndalimin e punimeve.
Ato thonë se burgu, që ka lënë plagë të thella në shoqërinë shqiptare, po humbet gjurmët origjinale, ndërsa u bëjnë thirrje institucioneve përkatëse që të ndalojnë ndërhyrjet e pakontrolluara që dëmtojnë autenticitetin e Burgut të Spaçit.
“Aktualisht, ndërtimi i mureve të reja dhe mbulimi i fasadave me suva moderne dëmton seriozisht integritetin historik dhe përvojën e kujtesës, duke rrezikuar shndërrimin e Spaçit nga një vend dëshmie të vuajtjeve, në një skenografi artificiale. Për këtë arsye, kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të punimeve në objektin në fjalë, derisa të zhvillohet një verifikim profesional dhe transparent. Burgu i Spaçit në Mirditë, simbol i qëndresës, dhimbjes e sakrificës si dhe dëshmi e faturës së paguar nga shqiptarët në emër të lirisë, po restaurohet si të ishte agroturizëm dhe jo si një godinë që do duhej të dëshmonte një prej faqeve më të trishta të historisë shqiptare”, thuhet në reagimet e organizatave dhe aktivistëve.
Një reagim ka ardhur edhe nga shkrimtari Visar Zhiti, pas pretendimeve se ndërhyrjet në burgun e Spaçit po bëhen me qëllim të realizimit të një filmi.
“Ferri nuk zbukurohet! Askush nuk ka të drejtë ta bëjë këtë për ata që ishin në ferr… Po duan ta bëjnë muze, shumë mirë, por jo ta tjetërsojnë, nëse po ndodh, jo ta zbukurojnë siç nuk ka qenë, të lihet ashtu siç e bënë etërit…
Skenarin e filmit ‘Kryengritje në ferr’ e kam shkruar unë, ish i burgosur i Spaçit, si rrëfim i vuajtjes, i qëndresës dhe kryengritjes tonë, për një Shqipëri të lirë”, thotë Visar Zhiti.
Ndërsa Jonila Godole shprehet se prej vitesh ka ngritur zërin për rëndësinë e ruajtjes së vendeve të kujtesës, por thirrjet e saj kanë rënë në vesh të shurdhër.
“Prej vitesh kam ngritur zërin për rëndësinë e ruajtjes së vendeve të kujtesës dhe respektimit të historisë sonë kolektive. Por Spaçi nuk është i vetmi rast ku institucionet bëjnë veshin e shurdhër. Kur kam folur kundër mbjelljes së pemëve në kampin e Tepelenës që dëmtonin autenticitetin historik, askush nuk reagoi. Kur kërkova që Piramida në Tiranë të shndërrohej në një muze të mirëfilltë për diktaturën, përsëri heshtje. Edhe kur propozova që vila 31 e diktatorit Hoxha të kthehej në ‘Shtëpinë e përgjegjësisë’, asnjë përgjigje”, thotë Jonila Godole, Drejtuese e Institutit për Demokraci, Media e Kulturë.
Sipas tyre, Spaçi nuk është thjesht një monument. Është vend i dhimbjes, i kujtesës, i rezistencës, dhe mbulimi i fasadave me suva moderne dëmton seriozisht integritetin historik dhe përvojën e kujtesës, duke rrezikuar shndërrimin e Spaçit nga një vend dëshmie të vuajtjeve, në një skenografi artificiale.
Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet shtetërore për ndërhyrjet që po bëhen në burgun famëkeq.
/EURONEWS/
Albania
Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, tre të plagosur dërgohen në spital
Një aksident rrugor u regjistrua rreth orës 10:30 të ditës së sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dy automjete u përplasën mes tyre në fshatin Karinë të Peqinit.
Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy mjetet pësuan dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa të paktën tre persona mbetën të plagosur. Të lënduarit u transportuan me autoambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e policisë dhe ekipet e urgjencës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Albania
Aksident i fortë në Lushnjë, përfshihet familja me katër persona, makina u rrotullua disa herë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnje, ku janë përplasur dy makina si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit.
Në mjetin tip Benz udhëtonte një familje prej katër personash, ndërsa në mjetin tip Volkswagen një person i vetëm. Pavarësisht përplasjes së fortë, asnjë prej të lënduarve nuk është paraqitur në spital, pasi kanë marrë vetëm lëndime të lehta.
Sipas policisë, shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i përparësisë në rrethrrotullim. Përplasja ishte shumë e fortë: mjeti tip Volkswagen u rrotullua disa herë në ajër, ndërsa mjeti tip Benz u dëmtua rëndë në pjesën e përparme, duke u shkatërruar pjesërisht.
Si pasojë e aksidentit, trafiku në aksin nacional Lushnjë–Rrogozhinë u bllokua për rreth 30 minuta. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Albania
Përgjaket 2026, 3 të rinj humbin jetën në një aksident tragjik në Tepelenë
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tepelenë, ku 3 të rinj kanë humbur jetën.
Njoftimi:
Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
-
Albania2 days ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK4 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania4 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK1 day agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports4 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
