ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus 57 minutes ago
Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar 1 hour ago
Demonstrata e dhunshme e krahut të djathtë në Holandë, dënohet nga udhëheqësit politikë 1 hour ago
8 muaj në duart e talibanëve, ribashkimi emocional i çiftit britanik me vajzën e tyre 1 hour ago
Premier League/ Nuk ka minuta për Brojën, ndalet Tottenham. Rezultatet e katër ndeshjeve 3 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Këto do të jenë sanksionet e para që BE do t’i heqë Kosovës

albnews by albnews
8 June, 2025
in Kosova
0
Këto do të jenë sanksionet e para që BE do t’i heqë Kosovës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Qeveria në detyrë është në pritje të Bashkimit Evropian që, në kuadër të heqjes graduale të sanksioneve, të fillojë me funksionimin dhe mbajtjen e takimeve të nënkomiteteve të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Kosovën, si dhe me projektet e asistencës teknike të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor, që prekin fusha si energjia, infrastruktura e të tjera.

Një gjë të tillë e konfirmojnë edhe nga vetë Unioni Evropian për KosovaPress, por theksojnë se hapat e mëtejshëm për heqjen e plotë të masave do të varen, sipas tyre, nga një de-përshkallëzim i qëndrueshëm në veri të vendit.

RelatedPosts

Kongresisti Brian Mast dërgon amendament në Kongres, kërkon mbështetjen e SHBA-së për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Vranë një civil shqiptar dhe keqtrajtuan 6 të tjerë, ‘Specialja’ në Prishtinë ‘kopsit’ dosjen ndaj 2 shtetasve serbë

Pezullimi i Dialogut Strategjik me SHBA, Kurti ia hedh fajin opozitës: Po e bëjnë të stërmadhe, kemi dallime për raportet me Serbinë

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas, gjatë qëndrimit të saj në Kosovë më 21 maj, bëri të ditur se kanë filluar gradualisht të hiqen masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

Heqja graduale e masave është një lajm i mirë për Klisman Kadiun, këshilltar i zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik Bislimi, i cili tregon se, cilat do të jenë masat e para që do të hiqen. Megjithatë, ai shton se ato duhet të hiqen plotësisht sa më parë, pasi janë vendosur padrejtësisht.

BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës në vitin 2023, pas rritjes së tensioneve në veri të vendit.

‘Masat ndaj Kosovës u vendosën padrejtësisht në fund të qershorit të para dy viteve. Ka pothuajse një vit që kemi gjithashtu një rekomandim nga ish-Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, për heqjen e tyre. Është një lajm i mirë, edhe pse i vonuar, që Bashkimi Evropian ka filluar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës. Siç është komunikuar edhe nga Përfaqësuesja e Lartë, Kaja Kallas, ato po hiqen në mënyrë graduale. Nga ana jonë, ritheksojmë se masat duhet të hiqen sa më parë dhe plotësisht. Në kuadër të këtij procesi, BE-ja do të fillojë së shpejti me funksionimin dhe mbajtjen e takimeve të nënkomiteteve të MSA-së me Kosovën, si dhe me projektet e asistencës teknike të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor, që përfshijnë fusha si energjia, infrastruktura e të tjera’, thuhet në përgjigjen me shkrim të tij për KosovaPress.

Ndërkohë, zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Anitta Hipper, deklaron për KosovaPress se Komisioni Evropian ka ndërmarrë hapat e parë drejt heqjes së disa masave.

Ajo deklaron se hapat e mëtejshëm për heqjen e plotë të masave do të varen nga përparimi në terren në përputhje me pritshmëritë e BE-së për situatën në veri.

‘Në dhjetor 2024, Këshilli deklaroi se BE-ja do të heqë gradualisht masat, paralelisht me hapat e mëtejshëm të Kosovës për uljen e tensioneve në veri. Në këtë drejtim, Komisioni ka ndërmarrë tashmë hapat e parë drejt heqjes së disa prej masave. Hapat e ardhshëm varen nga përparimi në terren dhe janë të kushtëzuar me një de-përshkallëzim të qëndrueshëm në veri’, thekson ajo.

Në anën tjetër, njohësja e çështjeve të integrimeve evropiane dhe ish-diplomatja, Alma Lama, thotë për KosovaPress se ekziston vullneti i shumicës së vendeve anëtare të BE-së për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, mirëpo vendi duhet të lobojë intensivisht për largimin e tyre të plotë. Sipas saj, kriza politike aktuale mund të përbëjë pengesë për një gjë të tillë.

‘Ka vullnet nga shumica e vendeve anëtare të BE-së për heqjen e këtyre masave. Por sytë e BE-së janë tashmë të drejtuar nga Kuvendi i Kosovës, për të parë se si funksionon demokracia dhe pse ekziston ky ngërç politik. Pse këto shkelje të mëdha të frymës demokratike? Si pasojë, nuk priten veprime të rëndësishme politike’, thekson ajo.

Javë më parë, edhe Parlamenti Evropian miratoi raportin për Kosovën, në të cilin, ndër të tjera, kërkohet edhe heqja e menjëhershme e masave ndëshkuese ndaj saj.

Në qershor të vitit të kaluar, ish-Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, rekomandoi heqjen e masave ndaj Kosovës, por disa vende anëtare të BE-së mbetën skeptike për heqjen e plotë të tyre.

Në fund të muajit qershor bëhen dy vjet nga vendosja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, dhe deri më tani është raportuar se vendi ka pësuar rreth 300 milionë euro dëme, për shkak të bllokimit të projekteve të ndryshme.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

20 September, 2025
Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar

Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar

20 September, 2025
Demonstrata e dhunshme e krahut të djathtë në Holandë, dënohet nga udhëheqësit politikë

Demonstrata e dhunshme e krahut të djathtë në Holandë, dënohet nga udhëheqësit politikë

20 September, 2025
8 muaj në duart e talibanëve, ribashkimi emocional i çiftit britanik me vajzën e tyre

8 muaj në duart e talibanëve, ribashkimi emocional i çiftit britanik me vajzën e tyre

20 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result