• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, June 18, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Kur drejtësia kërkohet me video… dhe dhimbja shpërndahet me klikime

Kur drejtësia kërkohet me video… dhe dhimbja shpërndahet me klikime

by albnews
18 June, 2025
in Albania, Opinion
0
5
VIEWS

Nga Lutfi Dervishi

“U trondita jashtë mase… videon nuk munda ta shoh.”

Fjalët e nënës së 14-vjeçarit te vrarë në nëntor 2024, nuk janë thjesht rrëfim dhimbjeje. Janë aktakuza e fortë ndaj një akti që duhej të ishte profesional

Pak orë pas publikimit të pamjeve ku shihej vrasja, gazetari që e publikoi i pari tha se “ishte mes dy vendimeve: profesionalizmit dhe zbardhjes së ngjarjes”. Zgjodhi këtë të fundit. “E publikova që të mos lihej në harresë dhe të bëhej drejtësi,”tha ai, duke marrë përsipër përgjegjësinë. Por a është publikimi i videos së një të mituri, në momentet e fundit të jetës, mënyra për të kërkuar drejtësi?

Në këtë rast gazetari ndoshta ka patur parasysh disa precedentë që nëse nuk ushtron presion ndaj drejtësisë, drejtësia mund të deformohet. 

Është ende i freskët rasti i K. Rashes ku policia tentoi të manipulonte vrasjen e të riut dhe të fajësonte viktimën. Ishte presioni medias dhe publikut që u ndal manipulimi dhe dha dorëheqjen ministri Brendshëm

Edhe për ngjarjen tragjike keqinformimi dhe manipulimi nuk munguan. Kryeministri ngriti një fushatë të tërë të gënjeshtërt sikur TikTok ishte fajtor për ngjarjen dhe po ashtu shumë detaje të para në raportim nuk ishin të sakta.

TikTok u mbyll me vendim të qeverisë për një vit, ndërsa dosja e vrasjes së 14 vjecarit është në gjykatë.

Një motiv i gazetarit dhe mediave që e ri publikuan mund të ketë qenë nevoja për presion mbi drejtësinë për të bërë drejtësi dhe jo për të vrarë për herë të dytë viktimën dhe familjarët e tij.

Ligji, etika dhe kufiri që u kalua

Publikimi i pamjeve ishte në shkelje të hapur të kodit të etikes së gazetarit, që kërkon mos publikimin e çdo materiali që ka të bëjë me të miturit veçanërisht pa pëlqimin e familjes. Po ashtu, Kodi i Transmetimit i AMA-s, Ligji për median audiovizive, dhe Konventa për të Drejtat e Fëmijës, ndalojnë përhapjen e pamjeve të dhunshme që cënojnë privatësinë e të miturve dhe dinjitetin e tyre.

Në këtë rast ishte një publikim që është  pjesë e dosjes hetimore që ekspozoi dhimbjen e një familjeje dhe krijoi një precedent: sa më e tmerrshme pamja, aq më e klikueshme ngjarja.

Në një vend tjetër në kontinent, në redaksitë prestigjioze si BBC apo agjencitë  si Reuters, ky material nuk do të ishte publikuar pa mbrojtjen maksimale të identitetit dhe vetëm në rast të një interesi publik të jashtëzakonshëm.

Në BBC, pamje të viktimave të mitura publikohen vetëm kur interesi publik është “jashtëzakonisht i lartë” dhe gjithmonë  duke mbrojtur identitetin. Kodi i redaktorëve në Britani kërkon që mediat të sillen me diskrecion në rastet e dhimbjes e tronditjes

Udhëzimet e UNESCO-s e thonë qartë: “Minimize harm” (minimizo dëmin).

Publikimi i videos së 14 vjecarit në momentet e fundit të jetës së tij nuk është rasti i parë, por është ndoshta një rast tjetër i rëndë ku hapen diskutime etike.

Raste të ngjashme në të kaluarën (TikTok, Fier, Elbasan) janë ndëshkuar nga AMA me gjoba apo paralajmërime.

Rastet e mëparshme duhej të kishin shërbyer si mësim, por duket se memoria institucionale dhe ajo profesionale nuk është shumë e fortë. Në vitet e fundit kemi parë plot raste, që prodhuan të njëjtat debat etik, të njëjtat komente dhe më pas… të njëjtën heshtje. Shpesh ndëshkimi i rregullatorit është simbolik: një paralajmërim, një gjobë që nuk tremb askënd, ndërsa plagët që hapen në publik janë të thella dhe të përsëritura.

Ngjarjet tragjike janë pjesë e jetes. Është detyrë e medias raportimi i tyre.por në dallim nga publikimet në rrjetet sociale prej profesionistëve pritet me shumë. Me shumë etike dhe pergjegjshmeri.

Ky rast mund të shërbejë si pikë kthese, por mund të jetë edhe episodi radhës  që harrohet deri në  ngjarjen tjetër të kobshme.

Në një epokë ku videot brutale janë bërë si steroidë për trafikun online, redaksitë shpesh po rrezikojnë ta ngatërrojnë “interesin publik” me “interesin për publik”. Ndërsa Kodi i Etikës thotë se mediat ekzistojnë për t’i shërbyer publikut, jo kuriozitetit të tij.  Ngjarja e 14 vjecarit na la një shije të hidhur: Ligjet dhe institucionet ekzistojnë, por mungojnë muskujt etikë për t’i zbatuar në kohë reale.

Në kohën e videokracise, lipsen protokolle të forta për videot me viktima: sfumim imazhi dhe verifikim dhe gjithnjë pyetja e vjetër: nëse do të ishte i përfshirë në këtë ngjarje një i njohur/familjari im si do të veproja unë?

Në mjedisin e ri teknologjik, gazetarët nuk konkurrojnë vetëm me njëri-tjetrin, por edhe me algoritmet. Rrjetet sociale dhe platformat digjitale si TikTok apo YouTube janë bërë terrene ku dhimbja kthehet në përmbajtje, trauma në “trend” dhe viktimat në objekte konsumimi vizual. Inteligjenca Artificiale shton edhe një shtresë tjetër rreziku: manipulimi i pamjeve dhe përhapja virale e lajmeve të rreme ndodh më shpejt se kurrë. Në këtë realitet, profesionistet e medias jo vetëm duhet të informojnë, por edhe të filtrojnë, e të mos jenë rob të algoritmit. Detyra për të “mos bërë dëm” bëhet gjithnjë më e vështirë,  por edhe më jetike.

Në rastin konkret çengeli debatit mbetet “drejtësia”

Por a duhet që drejtësia të kërkohet përmes imazheve tronditëse, apo duhet të presim institucionet që të funksionojnë dhe media të ruajë dinjitetin njerëzor?  Kur një video shfaq vdekjen e një fëmije mund të ndihmojmë që drejtësia të bëhet, por në këtë rast është dhe abuzim me dhimbjen.

Nëse media nuk e mbron dot dinjitetin e një fëmije që nuk mund të flasë më, si do të mbrojë të drejtën e publikut për të qenë i informuar në mënyrë njerëzore, të ndershme dhe profesionale?

E ardhmja kërkon një rishikim të thellë të marrëdhënies mes mediave, institucioneve dhe teknologjisë. Duhet një marrëveshje e re morale: një kod etik që të zbatohet realisht dhe një kuadër më i qartë ligjor për përdorimin e përmbajtjeve të ndjeshme.

Jo gjithçka që mund të publikohet, duhet të publikohet.

Disa gjëra duhen lënë në heshtje,  jo nga frika, por nga respekti. 

Previous Post

Dua Lipa dhe Elton John humbin betejën me IA-në: Britania miraton ligjin pa kërkesat e tyre

Next Post

Ambasada Amerikane në Jerusalem mbyllet ndërsa Donald Trump shqyrton mundësinë e sulmeve ndaj Iranit

albnews

albnews

Related Posts

“Droga, droga…” – Ylli Manjani: Po pse shqiptarët ua kanë fajin europianëve, që duan të mallosen?
Albania

“Droga, droga…” – Ylli Manjani: Po pse shqiptarët ua kanë fajin europianëve, që duan të mallosen?

18 June, 2025
Evakuimi i 5 shqiptarëve nga Izraeli, ministri Hasani jep detaje: Kanë mbërritur në Athinë
Albania

Evakuimi i 5 shqiptarëve nga Izraeli, ministri Hasani jep detaje: Kanë mbërritur në Athinë

18 June, 2025
“Shërbim 12 orësh në zonat bregdetare”, Policia e Shtetit me plan masash për sezonin turistik
Albania

“Shërbim 12 orësh në zonat bregdetare”, Policia e Shtetit me plan masash për sezonin turistik

17 June, 2025
Next Post
Ambasada Amerikane në Jerusalem mbyllet ndërsa Donald Trump shqyrton mundësinë e sulmeve ndaj Iranit

Ambasada Amerikane në Jerusalem mbyllet ndërsa Donald Trump shqyrton mundësinë e sulmeve ndaj Iranit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Mbretëria e Bashkuar përgatitet për valën e parë të të nxehtit të vitit, ndërsa rreziku nga temperaturat ekstreme rritet

Mbretëria e Bashkuar përgatitet për valën e parë të të nxehtit të vitit, ndërsa rreziku nga temperaturat ekstreme rritet

18 June, 2025
Khamenei sfidon Trump-in: Irani nuk dorëzohet kurrë! Pasoja të rënda për SHBA nëse ndërhyn

Khamenei sfidon Trump-in: Irani nuk dorëzohet kurrë! Pasoja të rënda për SHBA nëse ndërhyn

18 June, 2025
Kosova shënjestër e propagandës ruse

Kosova shënjestër e propagandës ruse

18 June, 2025
“Droga, droga…” – Ylli Manjani: Po pse shqiptarët ua kanë fajin europianëve, që duan të mallosen?

“Droga, droga…” – Ylli Manjani: Po pse shqiptarët ua kanë fajin europianëve, që duan të mallosen?

18 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4904 shares
    Share 1962 Tweet 1226
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2474 shares
    Share 990 Tweet 619
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1918 shares
    Share 767 Tweet 480
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1842 shares
    Share 737 Tweet 461
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1711 shares
    Share 684 Tweet 428
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM