Tridhjetë raste të reja, me pasojë vdekjen, nga epidemia e pneumonisë virale në Kinë u regjistruan në provincën e Hubeit duke e çuar bilancin në 54 të vdekur dhe 323 raste të reja të infektuar me koronavirus u konfirmuan, njoftuan sot autoritetet lokale.
“Sipas të dhënave të fundit nga Hubei, epiqendra e përhapjes së virusit, numri i të infektuarve, të konfirmuar në të gjithë vendin ka arritur në 1 610”, sipas informacioneve të qeverisë qendrore./